
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vizitën si një nga udhëtimet më të rëndësishme për Shqipërinë.
Në një prononcim për mediat para nisjes, Berisha tha se udhëtimi ka një rëndësi të veçantë dhe e krahasoi atë me vizitën e tij të parë në SHBA, në vitin 1991.
“Sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991. Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.
I pyetur nëse ky udhëtim lidhet me një objektiv personal apo me Partinë Demokratike, Berisha këmbënguli se nuk bëhet fjalë për një çështje personale.
“Edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi, të cilëve u them: unë erdha, erdha”, u shpreh ai.
Berisha tha se vizita në SHBA ka disa ngjashmëri me udhëtimin e tij të parë atje, duke e cilësuar atë si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” dhe me një peshë të veçantë për zhvillimet në Shqipëri.
Në fund, Berisha iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe mesazhin që kishte për të para nisjes.
“Për Padrinon, i them se po niset si Padrino dhe po arrin si Ramaduro”, deklaroi Berisha.
Kryedemokrati do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në një vizitë që pritet të zgjasë 7 ditë.
Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme.
Takimi i parë i kreut të PD, nis të dielën në datën 6, në New York, të martën, në datën 8, në Texas. Rikthimi i Berishës në SHBA, vjen pas gati 14 vitesh, pasi herën e fundit që kishte qenë përtej oqeanit në vitin 2012 kur ishte kryeministër i vendit.
Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-04 10:16:53
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

