Real Madridi ka fituar El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe duke u afruar me vetëm tri pikë me ta në renditje.
Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi të dy golat për madrilenët, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me peshë të madhe në garën për titullin kampion.
Mbappe është kthyer në ‘macen e zezë’ të katalanasve, pasi pothuajse nuk ka pasur ndeshje kur s’u ka shënuar, teksa arriti edhe kuotën e 100 golave në La Liga. Kurse Murinjo përsëriti festimine çmendur të 2010 në Camp Nou, kur kaloi katalanasit në gjysmëfinalen Champions me Inter.
Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një gabimi në largimin e topit nga Gerard Martin. Topi përfundoi te këmbët e Mbappes, i cili nuk gaboi përballë portës, duke i dhënë avantazhin Realit.
Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të. Pedri shërbeu një top në zonë për Raphinhan, i cili me një goditje të saktë me të majtën mposhti Lunin për rezultatin 1-1.
Pas barazimit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 88-të. Camavinga depërtoi bukur në zonë dhe pasoi për Mbappen, i cili, me portën e boshatisur, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.
Kështu, Real Madridi feston një triumf të rëndësishëm në transfertë, ndërsa Barcelona pëson disfatën e parë në kampionat këtë sezon. Me këtë sukses, madrilenët shkurtojnë diferencën në vetëm tri pikë, duke rihapur edhe më shumë garën për kreun e La Ligës.
REZULTATI:
Barcelona 1-2 Real Madrid
Raphniha 61′ / Mbappe 41′, 88′
Rastet e ndeshjes:
90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Real Madridit!
88′ Goool Real Madrid 1-2/ Camavinga futet bukur në zonë dhe pason për Mbappe, i cili me portën e boshatisur nuk gabon. (Video)
78′ Yamal kalon mbukur mbrojtjen e Realit dhe nga distanca tenton me të majtën, por topi përfundon jashtë kuadratit.
71′ Guler provon me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës, me topin që ndalet pa probleme në duart e Joan Garcias.
61′ Goool Barcelona 1-1/ Pedri hedh një top në zonë për Raphinahn, i cili me të majtën ndëshkon Lunin. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
41′ Goool Real Madrid 0-1/ Gerard Martin nuk largon si duhet topin, që përplaset te këmbët e Mbappe dhe shkon në rrjetë. (Video)
25′ Raphinha merr një top në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
15′ Gordon provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Lunin.
1’ Starton sfida!
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-26 07:34:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


