Nga Eduard Zaloshnja
Në rrugë, kafene, televizione, portale e rrjete sociale, janë jo të paktë ata që shprehen se Rama duhet të largohet nga politika. Por pyetja është se cilin do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, sikur Ramës t’i mbushet mendja të largohet nga politika
Pikërisht këtë pyetje bëra në sondazhin që zhvillova dje, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS të rastësishme, proporcionalisht nga Vermoshi në Konispol. Plot 1237 të anketuar të rritur e plotësuan pyetësorin. Kampionin e kalibrova statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike (me marzh gabimi statistikor +/-2.8%).
Nga sondazh rezultoi se 30.5% duan që kryeministër të bëhet një socialist tjetër (nëse Rama largohet nga politika), 18.5% duan Berishën, 7.1% duan Shehajn, 1.8% duan Lapajn, 1.8% duan Qorin, kurse 40.3% nuk duan asnjë nga këta (shihni grafikun e mëposhtëm).
Te segmenti 40.3-përqindësh që nuk do asnjë nga politikanët aktualë të bëhet kryeministër, mbizotërojnë mosha më të reja dhe banorë urbanë me nivel relativisht më të lartë arsimor, krahasuar me segmentin 59.7-përqindësh që preferon politikanët aktualë. Ndërkohë, te ky segmenti i dytë, më shumë se gjysma duan një kryeministër socialist.

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-20 07:33:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


