Dy faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria” janë finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh në Durrës, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe parandaluar një tentativë vjedhjeje.
Gjatë kontrolleve të intensifikuara, patrullimeve dhe punës informative në terren, në kuadër të masave të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar për dy ngjarje të ndryshme.
Në rastin e parë, është arrestuar në flagrancë një shtetas suedez, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia i gjeti një armë zjarri, pistoletë, me karikator të mbushur me fishekë. Arma dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, në një tjetër rast, policia ka parandaluar vjedhjen e një kasaforte murale. Në afërsi të banesës ku ndodhej kasaforta, u arrestua 24 vjeçari, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së vjedhjes.
Në vijim të hetimeve, policia ka identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.
Durrës/ Arrestohet 29-vjeçari suedez me armë zjarri, një tjetër në pranga pasi tentoi të vidhte një kasafortë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-08-11 10:03:14
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


