
Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes së Robin Williams, fëmijët e tij, Zak, Cody dhe Zelda Williams, kanë riaktivizuar llogarinë e aktorit të ndjerë në Instagram. Vendimi u mor në kuadër të 75-vjetorit të lindjes së tij dhe si një mënyrë për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e tij.
Në postimin e parë pas shumë vitesh, ata shpjeguan se duan që profili të shërbejë si një hapësirë e sigurt dhe e besueshme, ku fansat mund të rikthehen te fotot, videot, historitë dhe kujtimet që lidhen me Robin Williams. Fëmijët e tij shprehën mirënjohjen që brezat e rinj vazhdojnë të zbulojnë veprën e tij, ndërsa fansat e vjetër ruajnë kujtimet për humorin dhe gëzimin që ai u solli.
Robin Williams u nda nga jeta në vitin 2014, pasi i dha fund jetës ndërsa vuante nga demenca me trupa Lewy, një sëmundje neurodegjenerative që mund të ndikojë në lëvizje, të menduar dhe sjellje.
View this post on Instagram
Aktori u bë një nga emrat më të dashur të kinemasë gjatë viteve ’80 dhe ’90, falë roleve të tij në filma si “Shoqëria e poetëve të vdekur”, “Zonja Doubtfire” dhe “Will Hunting”. Pas vdekjes së tij, aktiviteti në llogaritë e tij në rrjetet sociale ishte ndërprerë.
Në fund të vitit 2025, vajza e tij Zelda Williams reagoi gjithashtu ndaj disa videove të rreme të krijuara me imazhin e babait të saj, duke kërkuar që të ndalohej përdorimi i tij në këtë mënyrë. Tashmë, rikthimi i llogarisë në Instagram synon të ruajë në mënyrë autentike kujtimin dhe trashëgiminë e një prej komedianëve dhe aktorëve më të njohur të brezit të tij.
/vizionplus.tv
Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes, pse u riaktivizua llogaria zyrtare e komedianit në Instagram 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-25 08:14:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


