I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Flogert Muça komentoi mundësinë që Gjykata e Lartë të marrë një vendim për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se atij mund të t’i zëvendësohet masa e sigurisë.
Sipas Muçës, nëse Gjykata e Lartë vendos për zëvendësimin e masës, ajo do t’i përcaktojë Gjykatës së Shkallës së Parë standardet mbi të cilat duhet të procedojë për masën e re të sigurisë ndaj Veliajt.
Analisti shtoi se, nëse Gjykata e Lartë përjashton masën e arrestit me burg, Gjykatës së Shkallës së Parë do t’i mbeten dy variante: detyrimi për paraqitje ose arresti në shtëpi.
“Unë mendoj se Erion Veliaj mund të lirohet, domethënë mund të dalë nga burgu, mund të shkojë në arrest shtëpie ose mund t’i zëvendësohet masa. Por ka vetëm një shans që të ndodhë kjo. Juridikisht, teknikisht, Gjykata e Lartë do të thotë që do urdhërojë, pra, sërish gjykatën tjetër të shkallës së parë për zëvendësimin e masës dhe do t’i vendosë asaj standardet mbi të cilat ajo do të procedojë për masën e re të Erion Veliajt. Dhe në qoftë se, te një nga standardet, Gjykata e Lartë thotë që, duke përjashtuar masën ‘arrest me burg’, atëherë gjykata e shkallës së parë ka dy variante: detyrim paraqitje ose arrest shtëpie”, tha Muça.
Muça tha se në kushtet aktuale, kur ka nisur gjykimi dhe Erion Veliaj i është rikthyer me kompetenca të plota drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa procesi ka avancuar dhe, sipas avokatëve të tij, çështja pritet të shkojë edhe në Strasburg, ekzistojnë elemente që mund të ndikojnë në vendimmarrje.
Në vijim, ai përmendi edhe ndryshimet në vendimet dhe standardet e gjykatës, si dhe vendimin unifikues që, sipas tij, ishte kërkuar prej kohësh edhe nga Brukseli.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-14 21:17:21
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
