Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive në ujërat e Jonit.
Këtë herë, ajo u nis nga Radhima me destinacion ishullin e Sazanit, ku zhvilloi një notim sfidues rreth ishullit më të madh të Shqipërisë. E shoqëruar fillimisht nga anëtarë të stafit mbështetës dhe ekipit të sigurisë, Buzo vijoi më pas e vetme rrugëtimin e saj në det, duke përshkuar vijën bregdetare të Sazanit, e cila shtrihet në rreth 15 kilometra.
Sfida u zhvillua në kushte të hapura detare dhe kërkoi përgatitje të lartë fizike e psikologjike, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e sportistes në disiplinat e notit në distanca të gjata.
Nuk është hera e parë që Eva Buzo zgjedh Vlorën dhe bregdetin shqiptar për sfidat e saj sportive. Dy vite më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e publikut brenda dhe jashtë vendit me një arritje të jashtëzakonshme, kur realizoi notimin nga brigjet e Italisë drejt gadishullit të Karaburunit. Ky udhëtim i gjatë në ujëra të hapura u konsiderua një sukses i rëndësishëm personal dhe sportiv, duke vendosur një rekord në karrierën e saj, ndërsa shërbeu edhe si një promovim i bukur i natyrës, peizazheve dhe potencialit turistik të rivierës shqiptare.
Me rikthimin e saj në Vlorë dhe realizimin e kësaj sfide të re, Eva Buzo vazhdon të jetë një ambasadore e sportit të qëndrueshmërisë dhe një promovuese e denjë e bukurive të rralla që ofron bregdeti shqiptar./abcnews.al
Eva Buzo, tjetër sfidë në ujërat e Jonit/ Nga Radhima me not në Sazan, përshkruan vijën bregdetare të ishullit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-06 08:38:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


