Këto ditë shënojnë një fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, kryesisht për shkak të përfundimit të pushimeve verore dhe rikthimit të emigrantëve drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Rritja e ndjeshme e daljeve nga territori shqiptar reflekton këtë periudhë tipike të fundgushtit, ku mijëra qytetarë i drejtohen kufirit për t’u rikthyer në përditshmërinë e tyre jashtë vendit.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve te fundit , në këtë pikë kufitare janë përpunuar 11,534 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3,932 në hyrje dhe 7,602 në dalje.
Paralelisht, janë përpunuar edhe 3,228 mjete, ku 1,046 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 2,182 kanë dalë. Ndërkohë, 279 shtetas të huaj kanë hyrë në vend për qëllime turistike, duke treguar se sezoni veror vijon të mbetet aktiv.
Për të përballuar këtë fluks të shtuar dhe për të shmangur radhët e gjata, në palën shqiptare po punohet me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke operon me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Autoritetet kufitare mbeten në gatishmëri të plotë, duke synuar menaxhimin sa më efikas të situatës dhe lehtësimin e lëvizjes për të gjithë udhëtarët.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 18:22:26
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


