TIRANË- Opozita në Shqipëri nuk është serioze dhe as dinjitoze dhe për pasojë nuk ka se si t’i shërbejë më interesit të qytetarëve. Kështu u shpreh gazetari Artur Nura, në studion e emisionit “Ora e Fundit” në ABC News.
Ai theksoi se në këto kushte, Partia Demokratike nuk vjen dot kurrë në pushtet.
Sipas tij, Ervin Salianji duhet të mendojë krijimin e një parti të re.
“Nëse s’ka opozitë serioze dhe dinjitoze siç e kërkon situata, kjo nuk është në interes të qytetarëve shqiptarëve. PD, e thënë në mënyrë metaforike është “parti e vdekur.” PD Nuk është ajo që ka qenë përpara, Berisha nuk është ai që ka qenë përpara. Ai është në fund të karrierës së tij politikë dhe biologjike. Nuk ka asnjë shans, që siç është, të vijë në pushtet. Salianjit i ka ardhur koha për të krijuar një parti të re.”, tha ai.
Analisti i njohur Roland Bejko, u shpreh se Partia Demokratike po banalizon të gjithë veprimet e saj politike. Partia tha ai ka humbur seriozitetin dhe besueshmërinë dhe kjo e ka çuar në tkurrjen e saj të madhe.
“PD po i banalizon vetë të gjithë strategjitë e saj kundër qeverisë. Ka mungesë koherencë mes mesazheve dhe veprimeve që bën. Ka humbur seriozitetin, besueshmërinë dhe ka humbur mbështetjen e militantëve të PD.
Kur mbetesh vetëm, kauzat dështojnë. Në maj Berisha do të vetëzgjidhet, siç ka bërë gjithmonë me paligjshmëri. Rinia dhe intelektualët përkrahin dhe mbështesin Ervin Salianjin. PD ka dështuar. Berishën 75% e qytetarëve e refuzojnë ”, tha ai./abcnews.al
Gara për kreun e PD/ Bejko: Berishën 75 për qind e qytetarëve e refuzojnë! Nura: Opozita nuk është serioze 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-23 22:49:39
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


