
Marrëdhënia Soni Malaj-Flor Mumajesi ka qenë një nga më të diskuturat në rrjet gjatë Ferma VIP 3.
Ish-fermerja u pyet nga moderatori Florian Agalliu në Post Ferma VIP nëse kishte komunikuar me këngëtarin pas përfundimit të spektaklit.
Soni u përgjigj duke buzëqeshur: “Jo”.
Përgjigjja e saj shkaktoi menjëherë batuta, teksa Sara ndërhyri duke e pyetur me humor: “Jo po, apo jo jo?”, ndërsa Einxhel Shkira shtoi: “Nuk kanë folur sepse janë takuar”.
Ndërkohë mpderatori Florian Agalliu tha se e kishte marrë përgjigjen e vërtetë gjatë momentit kur Sara e pyeti dhe Soni nuk e kishte kuptuar se po dëgjohej.
Pjesë nga biseda:
Florian Agalliu: A ke folur me Flor Mumajesin?
Soni: Jo.
Sara: Jo po, apo jo jo?
Einxhel: Nuk kanë folur sepse janë takuar
Florian Agalliu: Unë e mora përgjigjen gjatë kohës që Sara të pyeti dhe ti se kishe mendjen që unë po të dëgjoja.
Sara: Jo jo e pyeta për njeri tjetër.
Florian Agalliu: Çfarë note do i vije eksperiencës në fermë nga gjithë ajo që përjetove?
Soni: Eksperiencë e jashtëzakonshme,është shumë ndryshe nga brenda, dhe shihet shumë ndryshe nga jashtë.
Kujtojmë se Flor Mumajesi surprizoi Soni Malaj me 300 dronë gjatë qëndrimit në Ferma VIP.
Ai i dhuroi një spektakël me plot 300 dronë që ndriçuan qiellin, duke krijuar një performancë mbresëlënëse vizuale.
Në qiell u shfaq edhe një dedikim i veçantë: “Jo 1 dron, por 300 dronë për ty”, ndërsa dronët formuan edhe portretin e Soni Malajt. “Të gjithë jeni të shkëlqyshëm”, përshëndeti gjithashtu Flori me spekraklin e dronave fermerët.
/vizionplus.tv
“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma VIP, zbulon raportin me Flor Mumajesin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-22 21:56:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


