
Kanadaja do të vendosë tarifa të reja ndaj disa produkteve amerikane, në përgjigje të taksës 50% të shpallur nga Presidenti Donald Trump ndaj mallrave kanadeze. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 8 shtator.
Kryeministri Mark Carney tha se tarifat do të aplikohen ndaj çelikut, elektronikës, pajisjeve shtëpiake, produkteve bujqësore, letrës dhe produkteve të qumështit.
“Kanadaja do të barazojë tarifat e reja të Uashingtonit, dollar për dollar. Ne nuk mund ta pranojmë atë që ata kanë ofruar dhe nuk do të japim atë që ata kanë kërkuar”, tha Kryeministri Mark Carney
Më herët, Presidenti Donald Trump reagoi mbi situatën e krijuar mes dy vendeve fqinje.
“Kanadaja dëshiron përfitimet e të qenit shtet, pa qenë një i tillë!!! Ata gjithashtu u kanë ngarkuar fermerëve tanë të shkëlqyer, për shumë vite, shuma të mëdha tarifash. Mjaft më!!!”, Trump.
Vendimi erdhi pasi bisedimet tregtare mes dy vendeve dështuan, pas tre ditësh negociatash intensive. Sipas Carney-t, kërkesat e fundit të administratës amerikane ishin të padrejta dhe e bënë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje.
Tarifat amerikane prekin rreth 20 miliardë dollarë eksporte kanadeze, përfshirë verën, mobiliet, çimenton, veshmbathjet dhe pajisjet e hokejit. Ekspertët paralajmërojnë se disa industri kanadeze mund të përballen me humbje të vendeve të punës dhe mbyllje biznesesh.
Një nga çështjet kryesore të mosmarrëveshjes ishte sektori i automjeteve. Kanadaja kërkoi që lehtësirat tarifore të përfshinin edhe kamionët e mesëm dhe të rëndë të prodhuar në vend, kërkesë që SHBA-ja nuk e pranoi.
Përplasja e re rrezikon të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe të ardhmen e marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada.
/vizionplus.tv
Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse pas dështimit të marrëveshjes 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 10:59:01
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


