Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se mbyllja e hetimeve për ngjarjen i është komunikuar sot Shkambit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Gjon Shkambit, xhaxhait të Elvis Shkambit, akuza do t’i komunikohet ditën e hënë. Elvis Shkambi përballet gjithashtu me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor.
Në fazat e mëparshme të procedimit, ndaj tij është hetuar edhe akuza për armëmbajtje pa leje. Sa i përket Gjon Shkambit, ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij dhe se nuk ka pasur dijeni se Elvisi do të ndërmerrte një veprim të tillë.
Ky qëndrim është bërë i ditur edhe më herët nga mbrojtja e tij, ndërsa Prokuroria ka ngritur dyshime për rolin e tij në ngjarje.
Çfarë ndodhi me gjyqtarin Astrit Kalaja
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor 2025, rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Gjatë një seance gjyqësore, Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe drejt dy personave të tjerë, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë në proces. Kalaja humbi jetën, ndërsa dy personat e tjerë mbetën të plagosur.
Sipas hetimeve të bëra publike nga Prokuroria, të shtënat ndodhën pasi gjyqtari Kalaja kishte lexuar vendimin në një çështje pronësie ku palë ishin familja Shkambi dhe familja Kurtaj. Prokuroria ka deklaruar gjithashtu se po hetonte rolin që mund të kishte pasur Gjon Shkambi në nxitjen e veprimeve ndaj palës kundërshtare.
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-26 18:35:23
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
