Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar mesazhin e Ilir Metës ku ai i drejtohet Kastriot Ismailajt duke i thënë “më duhen 200 mijë”.
Hoxha tha se mesazhi është asgjësuar, pasi nuk lejohej përgjimi i personave me imunitet, por nuk e kupton pse prokurori i SPAK e ka përmendur në gjykatë ditën e sotme.
“Si material e kam publikuar unë në janar 2016. Në atë kohë Kryemadhi ishte në aleancë me zotin Basha.
Kastriot Ismailaj ka qenë në përgjim, është regjistruar ky mesazh. Në mesazh, ka qenë pjesë e dosjes 978 dhe në këtë mesazh, nuk thuhet emri i telefonit, pasi ka qenë e ndaluar të përgjoheshin deputetë, ministra, persona që kishin imunitet. Mesazhi është lëshuar në 22 qershor 2009, në 5 e 27 pasdite dhe është dërguar nga një numër, me tekst “nesër duhet të takohemi patjetër, më duhen 200 mijë patjetër, mos harro”. Ky ka qenë mesazhi.
Çfarë më çuditi mua Me sa di unë, kur ka dalë ky mesazh, kisha një material që kisha siguruar nga një dosje e vjetër, kam patur materialin e përgjimit, janë përgjuar shumë njerëz. Por në rastin konkret, njësia që duhet të bënte përgjimin, kur haste që në përgjim është një politikan, duhet ta ndalonte. Kur unë e kam publikuar për herë të parë, prokuroria, më pas u rihap. Çfarë rezultoi? Më thirrën dhe më pyetën ky e ke gjetur. Mësova që ky material, pavarësisht nëse ishte apo si ishte, ishte i papërdorshëm juridikisht, pasi gjykata kishte marrë vendim që kjo pjesë e dosjes të asgjësohej. Më thanë kjo që ke ti, është e njëjtë me këtë që kemi në dosje, por është asgjësuar dhe nuk mund të përdoret juridikisht, nuk ka marrë vlerën e provës, pasi me vendim gjykate është asgjësuar.
Tani çudia që më bëri sot, e njëjta gjë që është e asgjësuar me vendim gjykate, prandaj nuk e kanë në dosje, përderisa ka vendim asgjësimi, atëherë çfarë ka ndodhur pas vitit 2016 që u riciklua dhe u rikthyer në seancë?”, deklaroi Hoxha.
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-11 21:06:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


