Gazetari Mentor Nazarko deklaroi se protesta qytetare po ndodh në një moment kur Shqipëria po i afrohet Bashkimit Europian.
“Potenciali që ajo protestë të sjellë ndryshim, të sjellë zhvillim është real. Shoh me simpati faktin që, përtej atyre që duken aty apo që marrin hapësirë në televizione, ka grupe intelektualësh që komunikojnë, që përgatisin platforma. Kjo është pozitive. Këtë nuk e ndal dot me ndërmarrje si këto që po bën Rama. Mirëpo, çfarë qëllimi ka protesta Protesta ka qëllim që të ndryshojë qeverisjen, të të ndryshojë udhëheqësin dhe kjo është duke ndodhur në momentin kur ne jemi duke iu afruar Bashkimit Europian. Edhe në 96-97 ishim afër BE-së, apo jo? Do hapte një korsi preferenciale pas Këshillit të Evropës, do na fusnin me zor për shkak se ish-Jugosllavia kishte konfliktet e veta dhe në NATO ne hymë pas Gërdecit, i cili ishte testi real që ne s’kishim as ushtri, as siguri, as kontroll civil mbi ushtrinë, por për arsye gjeopolitike e morëm”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Tani, qeverisja është nën gjykimin popullor, por është edhe nën gjykimin perëndimor, të cilët megjithatë thonë “duam t’ju fusim juve në BE”. Pikëpyetja qëndron për këtë kurs ku do të na fusë protesta, do jetë një proces destabilizues dhe kush do vijë? Mos ta nënvleftësojmë këtë çështjen e hyrjes në BE, sepse është një arritje gjeopolitike kombëtare, që ne nuk mund ta humbim për shkak se nuk parashikojmë dot se kush do vijë. Çfarë ka ndodhur në rastin e Gërdecit? Gërdeci ishte një rast më i mirë që ilustronte korrupsion hipotetik të kryeministrit dhe nuk u përdor për të rrëzuar qeverinë. Ai vajti zgjati dorën, pastaj ndryshuan edhe Kushtetutën bashkë. Pra, a është ky moment që të kemi një pakt kombëtar për integrimin? Këtë jam duke thënë”, shtoi Nazarko.
Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-03 20:48:37
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


