Seanca e fundit gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta ka rikthyer vëmendjen jo vetëm te procesi, por edhe te gjendja e tij fizike. Meta u shfaq publikisht për herë të parë pas rreth 18 muajsh paraburgim të hënën e 27 prillit, ndërsa pamja e tij u konsiderua dukshëm e ndryshuar, çka solli një sërë reagimesh nga publiku, ndërsa pati edhe akuza nga ana e opozitës për keqtrajtim të tij në qelinë e paraburgimit.
Lidhur me këtë zhvillim, foli analisti Baton Haxhiu në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, ku u pyet nga gazetari Besard Jacaj.
Sipas Haxhiut, ndryshimi në gjendjen fizike të Metës mund të lidhet me qëndrimin e tij refuzues ndaj kushteve në burg dhe me mosbesimin që ai ka ndaj institucioneve. Ai theksoi se ish-presidenti mund të ketë shmangur ushqimin e ofruar, si pasojë e frikës dhe karakterit të tij.
“Duke e njoftë gjatë karakterin e Metës, Meta ka mund të refuzojë gjëra të cilat vijnë nga burgu. Ai e ka brenda vetes mosbesimin ndaj pushtetit, ndaj burgut. E ka pasë gjithmonë, e ka pasë frikën nga aktorë të ndryshëm dhe këtë frikë e ka ruajtur. E ka ndërtuar rrëfimin e tij brenda vetes. Unë besoj se shëndeti i tij dhe pamja e tij është për shkak të refuzimit që i bën pushtetit të burgjeve, sepse ai i frigohet më të keqes brenda burgut.
Prandaj unë konsideroj se Ilir Meta nuk ka vitaminat e proteinat e mjaftueshme vetëm për shkak të refuzimit. Për shkak të karakterit të tij, mosbesimit. Por nuk besoj që burgjet të jenë deri në atë pikë sa të trajtojnë një të burgosur në një mënyrë të tillë që pamja e tij të ndryshojë kaq drastikisht. Unë mendoj se ky është refuzim, ngaqë e njoh Ilir Metën, dhe frikë nga njerëzit të cilët punojnë në burg, që me dorë në zemër e them që burgjet në Shqipëri janë për të dëshiruar.”, tha Haxhiu.
Ndërsa sa i takon mbajtjes së tij pas një kafazi prej xhami gjatë seancës, Haxhiu e konsideroi këtë detaj si të paprecedentë.
“E paprecedentë. Unë jam i shokuar dhe e kam krahasuar me kopshtin zoologjik, kam qenë fëmijë kur kam parë kopshtin zoologjik me hekura, për luanët dhe tigrat, se si ato estetizohen… Është për të ardhur keq.”, tha ai.
Haxhiu shtoi se Ilir Meta “dje në të vërtetë ka qenë një ‘kafshë’ në thonjëza”, për shkak të mënyrës si u trajtua nga gjyqtarët sipas tij.
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-28 20:54:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


