Aktori i mirënjohur Reshat Arbana është vlerësuar për karrierën e tij të gjatë artistike në nisje të ceremonisë së Festivalit të 14-të të Filmit Shqiptar.
Në fjalën e tij, Arbana u shfaq i emocionuar dhe kujtoi rrugëtimin e tij në skenë, duke ia dedikuar çmimin edhe aktorëve të mëdhenj që e frymëzuan në fillimet e karrierës.
“Jam tepër i emocionuar. Kemi dalë mijëra herë në skenë. Këtu e them si burrat, emocionet që kam ndjerë sonte, nuk i kam ndjerë ndonjëherë. Faleminderit shumë. Në këto kohë të çmendura që po jetojmë, ngjarje si kjo e sotmja janë evenimente me rëndësi të madhe shumë. E kisha vendosur veten në gjumë dhe thashë se e kisha mbyllur me dekoratat, çmimet, titujt. Ja që në kuadrin e ditëlindjes së 86-të, më akordohet një çmim që vërtet më ka emocionuar shumë.
Rri pyes veten: ‘Çfarë bëra unë që mora tërë këto çmime e medalje?’. Punova shumë. Më është dashur diçka e vogël, siç thoshte Kadri Roshi, që ai e quante dhunti, por unë e quaj talent. E ka dhënë ai i madhi i artit dramatik, të tjerat ishin punë. Dhe vërtet që ishin punë.
Kam pasur dashuri e dëshirë të madhe të bëhesha aktor. Isha adoleshent dhe me një shokun tim vinim çdo natë në shfaqje, por e kishim të ndaluar të hynim, se ishte një tabelë që na ndalonte. Unë e kam nisur karrierën me atë ankthin e madh nëse do të bëhesha dot aktor. Por e zbriti fuqimploti, u hap shkolla e aktorëve. Dhe thashë: ‘Sa të bëhem ushtar, po shkoj të jap prova, mbase fitoj’. Edhe fitova.
Fillova punë në Teatrin Kombëtar, në oborrin e të cilit shkëlqenin aty yjet e mrekullueshme, për të cilët ruaj një dashuri e respekt të madh. Ja, ia dedikoj këtë çmim edhe atyre të dashurve dhe të mrekullueshmëve aktorë.
Isha adoleshent dhe shihja çdo javë Hamletin të të madhit Naim Frashëri. Shihja Kadri Roshin në rolin e Zofit. Shihja Lazër Filipin në rolin e Leninit dhe thoja: ‘Si ka mundësi? S’do bëhem kurrë aktor’. Por, me ndihmën e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të këtyre aktorëve të mëdhenj, të vërejtjeve, sugjerimeve, përkrahjes, arrita të bëhesha një aktor që gëzoj respektin e popullit.
Nuk dal dot në Pazar, nuk ulem dot në kafe, se të gjithë duan të rrinë me mua”, u shpreh Reshat Arbana.
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-04 11:06:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


