Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Kryeministri do të mbajë fjalën e tij sot, ku do të konfirmojë para 193 vendeve anëtare angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes në Gaza, por edhe qëndrimin e Shqipërisë për dy shtete, në një moment delikat kur Asambleja është e ndarë në qëndrimin me Izraelin.
Kryeministri shqiptar pritet të flasë dhe për vendimin tronditës të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burg 4 ish-drejtuesit e UÇK.
Para fjalimit në Asamblenë e OKB, kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook, pjesë nga fjalimi i tij në Këshillit Europian të Korporatave.
“Dua të them se është një nder dhe privilegj për tu bashkuar në këtë platformë të krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.
Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë. Por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet ti kuptojmë dhe ti diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, tha Rama.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-25 08:44:26
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
