Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill në emisionin Opinion në Tv Klan dha më shumë detaje nga operacioni kundër zjarrit në një pallat pranë QSUT-së.
Goxhaj u shpreh se shtresa e jashtme e pallatit ka shpërndarë flakët.
Ai shtoi se pjesa më e vështirë ka qenë ajo e evakuumit të banorëve. Shtoi se janë lënduar 4 zjarrfikës, që ndihmuan në evakuuim.
Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikësëve të Tiranës: Kemi vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në vendin ku ndodhi zjarri. Jemi ende të lodhur, sepse shërbimi zjarrfikës nuk ndalon asnjëherë. Gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës ishin përfshirë në aksion, gjithashtu u përfshinë dhe zjarrfikëse nga Vora e Kamza dhe kishim ndihma nga Ujësjellësi e Forcat e Armatosura. Edhe nga ajri ka qenë një helicopter në ndihmë.
Thirrja për flakët dje erdhi para orës 17:00. Nisëm automjetin e stacionit të Kinostudios, sepse ishte më afër. Është një pjesë e fasadës së objektit, që e përhapi zjarrin me shpejtësi. Shtresa e jashtme shpërndau flakët. Një pjesë tjetër e pallatit, me material më rezistues ndaj flakëve, nuk është djegur fare. Pjesa më e vështirë ka qenë pjesa e evakuuimit të banorëve, që ka qenë proces shumë i vështirë. Janë lënduar katër zjarrfikës, që ndihmuan banorët në evakuuim.
Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-15 21:27:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


