
Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për të ardhmen pas mbledhjes me ministrat në Pogradec
Ai tha se qeverisja shqiptare do të përmirësohet, teksa nënvizoi se nuk kanë pasur deri më tani një opozitë në gjendje për t’i sfiduar, ndërsa protesta e fundit e ka bërë këtë.
Rama: Në të gjithë këtë vorbull, ata që do të dalin më të fortë do të jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre, sepse qeverisja do të përmirësohet dhe s’ka si të ndodhë ndryshe. Në të kundërt, nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë. S’kemi pasur asnjëherë opozitë në gjendje që ta sfidojë, dhe ajo protestë na ka sfiduar realisht. Jam shumë optimist dhe dua vetëm të mos harroni një gjë: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e vlerësuar ndërkombëtarisht. Nuk ka qenë kurrë më e mbështetur në mundësi reale dhe kjo ka një arsye, sepse Shqipëria nuk ka qenë një vend në shitje. Se s’ka vend në shitje që respektohet ndërkombëtarisht. I kemi bërë përpjekjet dhe do vazhdojmë t’i bëjmë.
Unë, edhe kur s’kisha asgjë në dorë, doja të jetoja në një vend ku mos t’i binin bijtë e vet kokës kur t’i thoshin: “Çfarë je ti, nga je ti?”. Nëse ka një histori që unë dua të tregoj një ditë, do të jetë historia me gjërat që unë s’kam bërë dot.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 16:55:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

