
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një takim me socialistët e rrethinave të Tiranës, nga Dajti në Petrelë për të sqaruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE.
Rama përsëriti premtimin se brenda vitit të ardhshëm, Shqipëria do të mbyllë negociatat për 33 kapitujt.
“Ne vazhdojmë punën tonë, kemi detyrat sipas kalendarit që kemi dakordësuar dhe na e kanë vënë ata përpara kalendarin, nuk e kemi vënë ne, se ne s’vëmë dot kalendar, na e vënë ata. Dhe unë e kam shpjeguar gjerë e gjatë edhe në fushatë. Po tani është konkrete. Ata na e kanë vënë përpara dhe na kanë thënë: “po i bëtë 1, 2, 3, 5, 200, 300 se janë më shumë se 4 000 ato që duhen bërë, deri në fund të 2027-s, ne do të mbyllim negociatat”, deklaroi Rama.
Rama e ka shpjeguar Bashkimin Evropian si një ndërtesë me dy kate, në katin e parë është Komisioni Evropian dhe në katin e dytë janë vendet anëtare ku çdo vendim merret me unanimitet
“Ajo që është ndryshe sot është që të gjitha vendet në “katin e dytë” thonë “duam ta marrim Shqipërinë në BE”. Dhe në të gjitha rastet kur letrat kanë shkuar nga “kati i parë” në “katin e dytë”, ata kanë thënë “OK”, prandaj ne kemi hapur gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë më pare”, u shpreh kryeministri.
Rama shfrytëzoi takimin me socialistët për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që e akuzojnë për korrupsion qeverisjen e tij
“Nuk mund të çohet askush edhe të thotë me plot gojën “është rritur korrupsioni dhe s’ka qenë kurrë korrupsioni siç është sot”, sepse kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, sepse po të ishte rritur korrupsioni, nuk rritej ekonomia. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk rriteshin pagat dhe pensionet”, tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama u bëri apel anëtarëve të PS të nisin riorganizimin për të qenë gati për betejën elektorale për 61 bashkitë e vendit që do të mbahen pas një viti.
/vizionplus.tv
Rama: Mbyllim 33 kapituj në afat! Kryeministri hedh poshtë akuzat për rritje të korrupsionit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 13:36:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


