• News
  • Investigations
  • Online Store IUSTITIA
  • Real Estate agency
  • Petar Nizamov
  • Fitness & Wellness coach
  • Food Delivery
  • Charcoal retail
  • Firewood Wholesale
  • Charcoal Wholesale
  • Web Development agency
вторник, октомври 27, 2026
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Лого на сайт за разследваща журналистика и задълбочени публикации по теми от обществен интерес
  • Новини
  • Разследвания
  • Анализи
  • На фокус
  • Проекти
  • Съдебна Система
  • Наука
  • Политика в България
  • Икономика
  • Фитнес
  • Спорт
  • Култура
  • Развлечение
  • Търсачки
  • Предавания
    • Антидемагогия
  • Радио
    • Подкаст Юстиция
  • ЮСТИЦИЯ във ФейсБук
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Прехода
  • Полезни съвети
  • Книги
  • Женска мода
  • Мъжка мода
  • Контакти
  • Езици
  • Рекламирайте при нас
No Result
View All Result
  • Новини
  • Разследвания
  • Анализи
  • На фокус
  • Проекти
  • Съдебна Система
  • Наука
  • Политика в България
  • Икономика
  • Фитнес
  • Спорт
  • Култура
  • Развлечение
  • Търсачки
  • Предавания
    • Антидемагогия
  • Радио
    • Подкаст Юстиция
  • ЮСТИЦИЯ във ФейсБук
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Прехода
  • Полезни съвети
  • Книги
  • Женска мода
  • Мъжка мода
  • Контакти
  • Езици
  • Рекламирайте при нас
No Result
View All Result
Лого на медия за разследваща журналистика с публикации, анализи и документирани материали от обществен интерес
No Result
View All Result

Gjërat Tona/ Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine 2026

Юстиция Иванова by Юстиция Иванова
септември 20, 2026
in Новини
0

Në një nga romanet më të njohura të Ismail Kadaresë, një gjeneral kthehet në Shqipëri në kërkim të eshtrave të ushtarëve italianë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Tiranën e viteve ’90 kishte një tjetër “ushtri”. Një grup djemsh të rinj, që në rrugët e kryeqytetit kërkonin të vendosnin ligjin e tyre.

Sot, ajo “ushtri” nuk ekziston më. Disa u vranë, disa përfunduan në burgje e disa të tjerë nuk dihet se ku përfunduan.

Por një nga emrat e saj është ende gjallë. Gert Gjenerali.

Dhe 29 vite pas një vrasjeje në një spital të Milanos, emri i tij rikthehet përsëri në një histori që këtë herë nuk flet për hakmarrje, por për kokainë, porte dhe një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare.

Një buqetë me lule dhe një pistoletë e fshehur brenda saj, në një spital në Milano dhe një vrasje që tronditi botën e krimit shqiptar në fundin e viteve ’90.

Më 6 gusht 1997, Naim Zyberi, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit të Tiranës, ndodhej i shtruar në një spital të Milanos. Ai kishte mbijetuar një atentat të mëparshëm. Por këtë herë, autorët nuk do t’i jepnin asnjë mundësi tjetër. Ata hynë në spital me një tufë lulesh. Ishin Arben Grori dhe Gert Gjenerali.

I pari ndodhet në burg, i dënuar përjetë. Ndërsa Gert Gjenerali në pritje të ekstradimit.

Një emër që për vite me radhë u lidh me një prej historive më të errëta të kriminalitetit shqiptar të viteve ’90.

Gjykata italiane e dënoi Gert Gjeneralin me burgim të përjetshëm. Ai kaloi rreth 17 vite në burgjet italiane. Më pas u ekstradua në Shqipëri. Dhe në vitin 2019, hapet një tjetër kapitull tronditës. Gjykata e Korçës vendosi lirimin e tij me kusht. Sipas vendimit, ai ishte rehabilituar dhe ishte gati për t’u riintegruar në shoqëri.

Por historia e Gert Gjeneralit nuk kishte përfunduar. Sepse në shtator të vitit 2026, gati tri dekada pas vrasjes së Naim Zyberit, emri i tij shfaqet sërish në një hetim ndërkombëtar.

Këtë herë jo në një spital, jo në një dosje të vjetër vrasjeje. Por në Belgjikë, në një hetim për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Një ndërmjetës kriminal nga Antwerp dyshohet se lidhte grupe shqiptare me organizata në Amerikën Latine. Dhe në këtë histori shfaqej sërish emri i Gjeneralit.

Në bastisjet e policisë belge u gjetën armë, municione, jelekë antiplumb, bllokues sinjali, para cash, dokumente të falsifikuara dhe materiale për përpunimin e kokainës. Tetë persona u arrestuan. Katër prej tyre u lanë në burg. Dhe në të njëjtin hetim, autoritetet kapën në Shqipëri 41 kilogramë kokainë. Një ngarkesë që dyshohet se lidhet me të njëjtin rrjet kriminal.

Nga një buqetë me lule në një spital të Milanos, tek tonelatat e kokainës dhe portet ndërkombëtare. Nga vrasjet për hakmarrje gjatë viteve ’90, tek krimi i organizuar transnacional.

Kjo është historia e Gert Gjeneralit. Por për ta kuptuar se si mbërritëm këtu, duhet të kthehemi pas.

Shumë pas. Në Tiranën e viteve ’90.

 

“TË FORTËT” E PARË TË TIRANËS

Fillimi i viteve ’90 solli lirinë, Por bashkë me të erdhi edhe një realitet tjetër.

Institucionet ishin të dobëta. Burgjët u boshatisë, armët nisën të qarkullonin thuajse lirshëm dhe në rrugët e Tiranës nisën të shfaqeshin grupe që do të përcaktonin një prej periudhave më të errëta të kriminalitetit shqiptar.

Ishte koha kur emra si Gazmend Muça, Naim Zyberi, Franc u kthyen në personazhe të njohura të botës së krimit. Dy prej grupeve më të fuqishme do të kontrollonin territore të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri rreth zonës së rrugës “Bardhyl” dhe tjetri në zonën e “Trenit të Vjetër”. Por lufta mes tyre nuk nisi nga një biznes i madh. As nga droga. As nga një territor milionash. Gjithçka nisi pas një konflikti banal. Një motor, një shpullë dhe një armiqësi që nuk do të ndalej. Pas kësaj nis zinxhiri i vrasjeve. Më 7 prill 1992, Gaz Muça ekzekutohet me breshëri automatiku në zonën e Xhamllikut. Dyshimet bien mbi Naim Zyberin dhe Franc Konomin. Hakmarrja nuk do të vononte. Dhe kështu, në rrugët e Tiranës, nis një cikël ku një vrasje sillte një tjetër. Një mik vriste mikun e kundërshtarit. Një vëlla kërkonte hakmarrje. Një grup godiste tjetrin. Dhe emrat e viktimave dhe autorëve ndërroheshin vazhdimisht Në këtë botë do të ngjitej edhe një emër tjetër. Gert Gjenerali.

Vrasja e Gazit solli një sërë vrasjesh të bujshme të djemve që etiketoheshin si të fortë. Çdo vrasje kishte lidhje me ekzekutimin e tij. Për disa vite, familja Muça qëndroi në heshtje dhe në zi. Pesë vite pas, Taulanti arriti të hakmerrej, duke vrarë Fatos Ketën, në dhjetor të vitit 1997. Ky i fundit cilësohej si një nga miqtë më të besuar të Naim Zyberit. Në atë kohë thuhej se Taulantin nuk arriti dot të vriste Zyberin, i cili akuzohej si një nga atentatorët e të vëllait. Ndërsa më 31 korrik të vitit 1998 u ekzekutua edhe vëllai i Gazit, Taulanti. Sapo doli nga shtëpia, 200 metra më larg u përballë me një pritë të armatosur. Taulanti mbeti i vrarë nga një breshëri automatiku. Policia arrestoi pesë vite pas ngjarjes Besnik Ketën dhe Dorian Stafën si autorë.

Pas vrasjes së Gaz Muçës, ata që njiheshin si gangsterët e Tiranës ranë në qetësi. Nuk po ndodhnin më vrasje, pasi ata ishin të zënë duke eksploruar tregtinë e drogës, të panjohur mirë deri në atë kohë. Por seriali i vrasjeve nisi sërish, pas dyshimeve se dikush kishte spiunuar në polici aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

Fjalët qarkullonin shpejt në atë kohë dhe u përfol se informator i Policisë ishte Ardian Spahiu i njohur si Ad Topalli, i cili ishte mik i ngushtë i Naim Zyberit. Pas këtij momenti u aktivizua grupi tjetër, ai që drejtohej nga Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes. Bashkë me kushëririn e tij Artur Grori dhe miq të tjerë bëjnë planin për vrasjen e informatorit të supozuar, që sipas tyre ishte Ardian Spahiu. Edhe pse më vonë rezultoi që ky ishte një informacion i pavërtetë i përdorur nga bandat rivale për t’i vënë dy grupet përballë njëri-tjetrit. Spahiu vritet dhe në atë ngjarje mbetet i plagosur edhe Miri i Xhikes.

Pas vrasjes së shokut të tij, Naim Zyberi vendos të hakmerret ndaj Fatmir Ramës në vitin 1997. Ai bashkë me një shok i shkojnë në shtëpi, ku përballen me Artur Grorin. Pasi nisen të largohen, rrugës ndryshojnë mendje dhe kthehen ta vrasin. Vëllai i vetëm i tij, Arben Grori, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm, vendos të hakmerret dhe i vihet pas Naim Zyberit.

Naim Zyberi tashmë ishte bërë një prej personazheve kryesorë të kësaj lufte. Ai ishte akuzuar për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale dhe konsiderohej rival i fortë i grupit të Gaz Muçës. Por për Naim Zyberin, historia do të merrte një kthesë tjetër. Ai largohet nga Shqipëria duke shkuar në Itali. Por duket se largimi nuk e mbylli luftën, por e zhvendosi përtej kufijve.

Arben Grori, vëllai i Artur Grorit, e konsideronte Zyberin përgjegjës për vrasjen e të vëllait. Dhe hakmarrja do të ndiqte gjurmët e Zyberit deri në Itali. Atentati i parë ndodh në Torino. Zyberi plagoset rëndë por mbijeton. Për një person që ishte mësuar të jetonte mes kërcënimeve, ky mund të dukej si një tjetër shpëtim. Por në fakt ishte vetëm shtyrja e fundit. Pas plagosjes, ai dërgohet për trajtim më të specializuar në Milano. Dhe pikërisht aty, në një dhomë spitali, do të zhvillohej skena që do ta kthente Gert Gjeneralin në një prej emrave më të njohur të krimit shqiptar.

Më 6 gusht 1997, Naim Zyberi ndodhej në një dhomë në spitalin “San Paolo”, në Milano. Gert Gjenerali shfaqet në hyrje. Në duar kishte një buqetë me lule. Një skenë që në pamje të parë nuk do të ngjallte dyshim. Por arma ishte fshehur pikërisht aty, në atë buqetë lulesh.

Sipas akuzës dhe vendimeve gjyqësore italiane, Gjenerali arriti të kalonte kontrollin e sigurisë duke u paraqitur si mik i viktimës. Pastaj hyri në dhomë bashkë me Arben Grorin dhe një person tjetër. Naim Zyberi nuk pati më mundësi të shpëtonte. U qëllua për vdekje.

Një hakmarrje që kishte nisur në Tiranë përfundonte në një spital të Milanos. Dhe një prej elementëve më të pazakontë të kësaj vrasjeje do të mbetej pikërisht mënyra se si arma hyri në spital. E fshehur mes luleve. Një detaj që do të shoqëronte emrin e Gjeneralit për dekada.

Ndërsa vite më vonë, më mbrëmjen e datës 29 mars 2003 Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes, u ekzekutua kur ishte në shoqërinë e disa të njohurve të tij, mes të cilëve edhe Ylli Kelmendit, që vitet e fundit kishte krijuar miqësi edhe me Franc Konomin. Ata kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, që ndodhej në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër. Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.

Ngjarja që u quajt “Masakra e Kartodromit”, u zbardh nga një fije floku e mbetur në një kapuç të zi. Për këtë ngjarje u kërkua ndihmë nga Italia për kryerjen e analizës së AND-së. Gjykata e Tiranës ka dënuar të arrestuarin e vetëm për vrasjen e Mirit të Xhikes, Lavdrim Tufën.  Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie, por tani ka fituar lirinë.

Ndërsa vrasja e konsideruar si e fundit, mes personazheve të grupimeve të vjetra dy zonave të Tiranës, ishte ajo e Franc Konomit në vitin 2010. Madje një nga pistat që u hetua për këtë ngjarje, e cila edhe sot është pa autor, ishte edhe rivaliteti me Gaz Muçën. Rreth orës 11:15 të datës 8 korrik 2010, Franc Konomi ka ndaluar makinën në parkim dyshe dhe ka zbritur në tokë. Ai kishte 3 ditë që lëvizte nëpër Tiranë me një makinë “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Ai ishte personi i fundit i mbetur gjallë, nga seriali i hakmarrjeve mes të “fortëve” të Tiranës të viteve ’90.

Pasi ka qëndruar jashtë 5-6 minuta, është futur në makinë për t’u larguar. Në këtë kohë, dy persona me motor, ngjyrë të zezë, të tipit XXL, 600 kubik, me targa greke, të cilët mbanin kaska në kokë, e kanë qëlluar me pistoletë dhe më pas janë larguar në drejtim të “Pazarit të ri”.

Ngjarja ndodhi në anën e trotuarit që lidh zonën e “Ushtarit të Panjohur” me sheshin “Avni Rustemi”. Atentatorët kanë qenë të informuar për çdo lëvizje të tij dhe i kanë zënë pritë vetëm disa metra më larg vendit ku ishte parkuar makina. Sapo ka lëvizur makinën nga vendi, 42-vjçari është qëlluar për vdekje. Policia e Tiranës sqaroi zyrtarisht se po heton në disa pista, duke u nisur edhe nga fakti se viktima ka qenë person me precedentë penale.

Ditën kur u vra i biri, i ndjeri Stefan Konomi shprehej se, Franc Konomit e keqja i kishte ardhur nga brenda dhe se dikush e kishte spiunuar.

Në lidhje me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal numër 27 86, të vitit 2010, për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pe leje”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa për hetimin e saj u ngritën 6 versione hetimore, të bazuar kryesisht mbi aktivitetin kriminal që kishte viktima ndër vite.

  1. Hakmarrje e të afërmve të Gazmend Muçës
  2. Implikimi i tij në trafikun e lëndëve narkotike
  3. Ndonjë konflikt i çastit për motive të dobëta
  4. Ndonjë gjobë që mund t’i kishte vendosur ndonjë biznesmeni
  5. Shpërndarja e parave me fajde që viktima iu kishte dhënë shumë personave në Tiranë
  6. Implikimi i tij në vrasjen e Mirit të Xhikes, Naim Zyberit, etj., ngjarje të tjera të para dhe pas vitit 1997

Tri prej tyre u eliminuan gjatë fazës hetimore. Ndërsa të tjerat u hetuan për vite me radhë, por pa arritur të zbulohet asnjë autor.

Tri ditët e fundit të jetës Franc Konomi është ndjekur këmba- këmbës nga vrasësit e tij. Një motor, si ai me të cilin kanë udhëtuar ekzekutorët mesditën e së enjtes drejt sheshit “Avni Rustemi”, ka lëvizur përreth shtëpisë së viktimës në zonën pranë “Shkollës së Kuqe” në Tiranë, duke survejuar me kujdes çdo lëvizje të “shënjestrës” së tyre. Në një kohë që edhe skuadra e antidrogës po vëzhgonte lëvizjet e Franc Konomit, për shkak të dyshimeve për lidhje me trafikun e kokainës. Edhe pas vrasjes së tij ndodhi e njëjta gjë. Agjentë civilë vëzhguan të gjithë ceremoninë e varrimit të tij, që nga momenti i nisjes nga shtëpia, afër “Shkollës së Kuqe” e deri në varrezat e Sharrës.

Por sot, 16 vjet më vonë, pistat e shumta të vrasjes së tij, sipas dokumenteve hetimore që redaksia disponon, zbulojnë rrjetën e merimangës së bandave kriminale të Tiranës, të cilat lindën si grupe të fortësh, u zhvilluan si linja të trafikut të drogës, por përfunduan të gjitha në vdekje, vrasje e burg, për hakmarrje e hesape të prishura droge.

 

ARRESTIMI DHE DËNIMI

Në spitalin ku ndodhej Naim Zyberi, qëndronin vazhdimisht dy efektivë të Policisë italiane. Megjithëse ata nuk dëgjuan asgjë, pasi pistoleta ishte me silenciator. Autorët, pasi dalin nga dhoma, hedhin në koshin e mbeturinave dorashkat plastike. Një gabim që u kushtoi identifikimin. Fillimisht askush nuk kuptoi asgjë, por më pas karabinierët panë që Naim Zyberi ishte vrarë nën hundën e tyre. Në dorashkat plastike që u gjeten në kosh, Policia fiksoi gjurme gishtash dhe kampione djerse që pas analizave të ADN-së rezultoi se i përkisnin Arben Grorit dhe Gert Gjeneralit.

Policia italiane arrin të arrestojë Gert Gjeneralin, ndërsa Arben Grori kishte arritur të largohej, duke u kthyer në Shqipëri.

Gjykata e Milanos i shpalli fajtorë Gert Gjeneralin dhe Arben Grorin dhe i dënoi me burgim të përjetshëm. Për Gjeneralin nis një tjetër jetë. Jo më në rrugët e Tiranës. Jo më mes grupeve kriminale. Por pas hekurave. Për rreth 17 vite ai qëndroi në burgjet italiane.

Në burg, historia e tij mori një tjetër dimension. Ai filloi të shkruante. Gazetarë italianë publikuan letra të tij në blogun “Britmat nga heshtja”. Në këto letra, Gjenerali nuk pretendonte pafajësi. Përkundrazi. Ai e pranonte vendimin e drejtësisë italiane. Në një prej shkrimeve të tij, ai shprehte idenë se një njeri që ka bërë keq nuk mund të kërkojë të fshijë të kaluarën. Në një tjetër shkruante për jetën në burg. Për mungesën e lirisë. Dhe për mungesën e dashurisë.

 

Gert Gjenerali

Brenda përgjithmonë. Kush ka qenë i keq një herë duhet të jetë i keq përgjithmonë. Ku do të shkojmë nëse kriminelët do të përfundojnë duke kuptuar gabimet e tyre. Kush jam unë, një faqezi i varfër, që të hedh dyshime mbi gjykimin e gjyqtarëve italianë. Është një gjykim aq i vlefshëm sa për të qenë një shembull për të gjithë të tjerët. Për drejtësinë italiane unë jam fajtor. Unë si zakonisht luftoj për jetën time, por kësaj here, në frontin e luftës, kisha përballë makinën e drejtësisë së një vendi demokratik. Nuk isha më në duart e katër komunistëve pa peshë që besonin në fjalimet e Leninit. Më falni, tani po iki. Sonte është finalja e “Grande Fratello”. E shoh dhe kështu ngushëllohem. Mendoj me vete që, kur jashtë bota tashmë është kjo që është, nuk është edhe aq keq të rrish në burg. Në fund të fundit këtu nuk të trajtojnë keq. Kemi thuajse gjithçka. Mungojnë vetëm dy gjera: Liria dhe dashuria…

Dukej si një lloj pendese, një rehabilitim, që në fakt u përdor si argument edhe nga Gjykata shqiptare kur e liroi në vitin 2019. Megjithatë, duket se qëndrimet dhe mendimet ndryshojnë pasi shpëton nga muret e burgjeve.

 

EKSTRADIMI DHE LIRIMI

Më 24 nëntor të vitit 2014, pas 17 vitesh në Itali, Gert Gjenerali ekstradohet në Shqipëri. Ai mbërrin i prangosur në Rinas. Policia shqiptare njofton transferimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane. Pas një vendimi të autoriteteve shqiptare, ai do të vuante pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, të dënuar në Itali me burgim të përjetshëm Gerd Gjinarari (Gjenerali), 40 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Transferimi i këtij shtetasi bëhet pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të vendimit penal italian. Ky shtetas do vuajë dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane. Ky shtetas në vitin 1997 në Milano të Italisë, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri  shtetasin shqiptar N.Z. duke konsumuar veprën penale të ‘vrasjes me paramendim në bashkëpunim’. Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Por pas ngjarjes, nëpërmjet familjarëve të tij në Tiranë, Gert Gjenerali ishte kujdesuar që të ndryshonte mbiemrin në gjendjen civile dhe aktualisht njihej me mbiemrin Gjinarari.

Për familjen e tij, ky ishte një moment i veçantë. Pas shumë vitesh, Gert Gjenerali ishte sërish në vendin e tij. Por këtë herë, pas hekurave shqiptare. Ai dërgohet fillimisht në burgun 302. Më pas do të vuante dënimin në Drenovë. Dhe për disa vite, dukej se historia e tij do të mbetej aty. Një histori e mbyllur e viteve ’90. Një vrasje dhe një i burgosur me dënim të përjetshëm.

Por në vitin 2019 ndodh kthesa që ndryshon gjithçka.

Në ditën e të dashuruarve, edhe pse ai shprehej se dashuria i mungon, Gjykata e Korçës i dha lirinë. Ky vendim do të  hapte një tjetër kapitull në historinë e Gert Gjeneralit. Gjykata e Korçës pranon kërkesën për lirimin e tij me kusht. Një person i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në Milano, tashmë konsiderohej i rehabilituar. Në arsyetimin e gjykatës përmenden sjellja gjatë vuajtjes së dënimit, aktivitetet, edukimi, marrëdhëniet familjare dhe perspektiva e riintegrimit. Por një element është veçanërisht i rëndësishëm. Gjykata vlerëson edhe normalizimin e marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimës.

 

VENDIMI I GJYKATËS

Gjykata, pasi analizoi provat e administruara në seancën gjyqësore në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, në raport me pretendimet përkatëse të subjekteve procedurale në proces gjyqësor dhe i ballafaqoi ato me ligjën, shpall vendim ‘Në emër të Republikës’, duke vendosur: 1. Pranimin e kërkesës së të dënuarit Gerd Stefan Gjinarari (Gjenerali), me objekt ‘Lirimin me kush’. 2. Lirimin me kusht të të dënuarit Gerd Gjinarari për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit me burgim të përjetshëm, të caktuar në mbështetje të vendimit nr.14, datë 10.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke u vendosur provë kërkuesi për gjithë jetën. 3. Urdhërohet i dënuari Gerd Gjinerari, që gjatë kohës së provës, të raportojë rregullisht para Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Tiranë, sipas rregullave që do të iniciohen për këtë qëllim procesi nga ky shërbim ligjor, si dhe të marrë në çdo rast lejen e këtij shërbimi për lëvizjet e shpeshta brenda ose jashtë vendit, së bashku me detyrimin për të informuar Shërbimin e Provës për çdo ndryshim të mundshëm të vendit të banimit apo vendqëndrimit, që duhet të realizohet vetëm mbi lejimin e këtij shërbimi. 4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Gerd Gjinarari nga IEVP Drenovë, Korçë, vetëm nëse ndaj këtij shtetasi nuk ekzistojnë arsyet ligjore që nuk mundësojnë ekzekutimin e këtij urdhri. 5. I liruari me kusht, detyrohet që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe/ose bashkëpunëtorë të veprave penale për të cilat është dënuar. 6. I liruari me kusht detyrohet që gjatë kohës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë të çdo lloji.

 

Ministria e Drejtësisë së kohës, Etilda Gjonaj, e quajti vendimin e lirimit skandal të drejtësisë shqiptare. Gjonaj i kërkoi KLGJ të nisë procedimin disiplinor për gjyqtarin Markelian Kuqo që e liroi, si dhe pezulloi nga detyra drejtuesit e burgut të Drenovës që i përgatitën Gjeneralit dosjen e lirimit. Gjonaj tha se lirimi me kusht i Gert Gjeneralit është në shkelje me ligjin.

Pra, pas më shumë se dy dekadash nga vrasja, një kapitull i konfliktit dukej se kishte marrë fund. Gjenerali lirohet me kusht, por jo pa kufizime. Ai duhej të paraqitej rregullisht pranë Shërbimit të Provës. Duhej të kërkonte leje për lëvizje të caktuara. Nuk duhej të shoqërohet me persona të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprave penale dhe nuk duhej të mbajë apo përdorë armë. Në dokumentet gjyqësore, fjala kryesore është rehabilitim.

Por a ishte ky fundi i historisë së Gert Gjeneralit apo vetëm një pauzë?

Një vendim i mëvonshëm i Gjykatës së Apelit Korçë ndryshoi situatën. Apeli vendosi rikthimin e Gjenerelit në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 25 vitesh. Vendimi u vu në ekzekutim nga Prokuroria e Korçës, e cila i kërkoi policisë arrestimin e tij. Kërkesa iu përcjoll edhe Policisë së Tiranës, pasi Gert Gjenerali kishte vendbanimin në kryeqytet.

Por ndërkohë, ai nuk gjendej më aty ku duhej të ishte. Edhe pse ishte në shërbim prove dhe kishte detyrimin të paraqitej një herë në javë pranë shërbimit përkatës, Gjenerali kishte humbur gjurmët. Ai nuk ishte paraqitur më. Dhe deri më 15 qershor 2026, kur u arrestua në Belgjikë për llogari të Interpol Tiranës, në vend që të ishte duke vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Rasti ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u kontrollua një person i dënuar me një dënim të rëndë pasi u lirua nga burgu, por edhe mbi mekanizmat që duhet të garantojnë zbatimin e vendimeve të gjykatave. Një person që u konsiderua se mund të vijonte dënimin jashtë qelisë për shkak të sjelljes së mirë, për 7 vite me radhë u kërkua nga policia për t’u rikthyer pikërisht aty prej nga kishte dalë.

 

RIKTHIMI NË SKENË

Gati tri dekada pas vrasjes së Naim Zyberit, emri Gert Gjenerali shfaqet sërish në një dosje kriminale ndërkombëtare. Këtë herë, në Belgjikë. Policia federale belge nis një hetim që zgjat rreth një vit. Në qendër është një 48-vjeçar nga Berchem.

Ka dyshime se ai funksiononte si ndërmjetës mes grupeve shqiptare dhe grupeve të Amerikës Latine për trafikun e kokainës. Një ndërmjetës që, sipas hetuesve, mund të koordinonte persona të ndryshëm për transportin, rikuperimin dhe shpërndarjen e drogës. Në skemë përmenden edhe metoda të ndryshme kontrabande.

Roje sigurie, korrierë dhe lidhje në portin e Antwerp-it. Një prej porteve më të rëndësishme të Evropës. Por hetimi nuk do të mbetej vetëm në Belgjikë. Ai do të merrte përmasa ndërkombëtare.

Në kontrollet e zhvilluara në disa zona të Antwerp-it dhe Brukselit, policia gjeti një arsenal provash. Armë zjarri, municione, jelekë antiplumb, bllokues sinjali, para cash, makineri për numërimin e parave, dokumente të falsifikuara, pasaporta, karta shtypi të falsifikuara dhe diçka që flet qartë për mënyrën se si funksiononte rrjeti: Kallëpe dhe materiale për prodhimin e blloqeve të kokainës.

Tetë persona arrestohen. Katër prej tyre mbeten në burg. Dhe në mes të hetimit del emri i një personazhi të njohur për autoritetet shqiptare dhe italiane. Gert Gjenerali. Sipas autoriteteve belge, ai kishte kontakte me 48-vjeçarin që dyshohet si ndërmjetës. Dhe jo vetëm kaq. Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet e vendeve të tjera dhe Europolin, hetimi shtrihet edhe në Shqipëri.

Apartamenti i grupit të drogës ishte i përgjuar për muaj të tërë. Pjesë e këtij grupi ishin 4 shtetas shqiptarë. Në hetimin ndaj këtij rrjeti, që u godit në fillim të shtatorit 2026, detektivët përgjuan për muaj të tërë apartamentin e njërit prej të dyshuarve. Katër të dyshuar u paraqitën para dhomës së këshillit më 15 shtator ku u caktuan masat për ta. Hetuesit e Policisë Federale Gjyqësore në Antwerp, të cilët shkatërruan grupin shqiptar të drogës, mësuan se një 48-vjeçar nga Berchem, duke përdorur pseudonimin Arben L., dyshohej se ishte aktiv si ndërmjetës në botën e drogës. Gjatë hetimit, një operacion i fshehtë u krye gjithashtu në një apartament që dyshohet se është përdorur nga grupi ku ai bënte pjesë. Për muaj të tërë, hetuesit ishin në gjendje të monitoronin bisedat që zhvilloheshin atje.

Kjo krijoi përshtypjen se “Arbeni” mbante një pozicion të rëndësishëm në botën e drogës. Ai mund të shihej si një ndërmjetës në kontakt me grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, duke përfshirë edhe nëpërmjet portit të Antwerp-it dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe nga Australia.

Për muaj të tërë, hetuesit përcaktuan kontaktet e 48-vjeçarit me emrin Arben dhe kjo çoi, ndër të tjera, në dy sekuestrime me një total prej 99 kilogramësh kokainë dhe në kapjen e Gert Gjeneralit. Hetuesit belgë ishin në kontakt të ngushtë me kolegët e tyre në Shqipëri. Pas kontrolleve në Shqipëri u arrit sekuestrimi i një ngarkese prej 37 blloqesh kokaine me një peshë totale prej 41 kilogramësh. Këto u gjetën në një kontejner frigoriferik në portin e Durrësit.

Sipas hetimit, ngarkesa kishte kaluar në disa porte dhe ishte transferuar nga një anije në tjetrën përpara se të mbërrinte në Durrës. Një mënyrë transporti që tregon se trafiku ndërkombëtar i kokainës nuk funksionon gjithmonë me një rrugë të drejtë. Ai kalon nëpër disa vende, disa kompani, disa porte, anije dhe shumë njerëz. Por pikërisht këtu bashkohen dy historitë. Në Belgjikë, një ndërmjetës që lidhte grupe shqiptare me Amerikën Latine. Në Shqipëri, 41 kilogramë kokainë të kapura në port. Dhe në dosjen belge shënohet edhe emri i Gert Gjeneralit.

Një njeri që dikur hyri në një spital me një tufë lulesh dhe një pistoletë të fshehur. Tani, gati 30 vite më vonë, emri i tij shfaqet në një hetim për një rrjet që operonte përtej kufijve.

 

NGA VRASJET TE KOKAINA

 

Ka një ndryshim të madh mes dy historive. Në vitin 1997, lufta ishte personale.

Hakmarrje, rivalitet, emra, familje, grupe, territore. Në vitin 2026, krimi ka marrë një tjetër formë. Nuk ka më nevojë që një person të kontrollojë një lagje. Mjafton të kontrollojë një lidhje. Një port, një korrier, një kontejner, një kontakt në Amerikën Latine, një tjetër në Shqipëri, në Belgjikë, madje si në rastin konkret edhe në Australi.

Kjo është ajo që e bën dosjen e Antwerp-it të rëndësishme. Sepse tregon evolucionin e krimit shqiptar. Nga grupet e rrugës, tek rrjetet ndërkombëtare. Nga konfliktet lokale, tek zinxhirët globalë të trafikut. Dhe pikërisht në këtë botë të re, një emër i vjetër shfaqet sërish. Gert Gjenerali.

Në vitin 1997, një buqetë me lule u përdor për të fshehur një armë. Dy persona hynë në një spital të Milanos dhe vranë rivalin e tyre. Për atë krim, Gert Gjenerali mori dënimin më të rëndë që mund të jepet, atë me burg përjetë.

Ai kaloi vite pas hekurave. Shkroi letra. Foli për pendesën, për fajin, për drejtësinë dhe për jetën e humbur.

Ndërsa një ditë, pas 17 vitesh në Itali dhe viteve të tjera në Shqipëri, një gjykatë vlerësoi se ai ishte rehabilituar. Ai doli nga burgu me kusht, me detyrime, me një jetë të re përpara. Por krimi i organizuar nuk njeh gjithmonë kufirin mes të kaluarës dhe të tashmes. Në vitin 2026, historia u kthye. Jo në Tiranë, as në Milano, por në Antwerp. Në një prej qendrave më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar.

Këtë herë nuk ishte një buqetë me lule. Ishin kontejnerë, kokainë, armë, para dhe dokumente të falsifikuara.

Ishte një rrjet që shtrihej nga Shqipëria deri në Amerikën Latine. Gati 100 kg kokainë u sekuestrua dhe 8 persona u arrestuan në Belgjikë, 4 prej të cilëve shqiptarë. E mes tyre edhe Gert Gjenerali.

Por a është Gert Gjenerali një njeri që i përket së kaluarës kriminale të Shqipërisë? Apo është një emër i vjetër që po shfaqet në një kapitull të ri të krimit shqiptar?

Sepse historia e tij na tregon edhe diçka tjetër. Krimi ndryshon. Personazhet ndryshojnë. Rrugët dhe teknologjia po ashtu. Por lidhjet mes njerëzve, parave dhe pushtetit kriminal mund të mbijetojnë shumë më gjatë se një dënim.

Në vitet ’90, lufta bëhej me armë në rrugët e Tiranës. Sot, ajo mund të bëhet përmes një telefoni, një kontejneri dhe një porti në anën tjetër të Evropës.

Nga Tiranë në Milano. Nga Milano në burg. Nga burgu në liri. Dhe nga liria në një dosje të re ndërkombëtare.

Për Gert Gjeneralin, historia nisi me një vrasje. Por nëse hetimi belg do të provojë lidhjet që dyshojnë autoritetet, atëherë problemi nuk është më vetëm se çfarë ndodhi në një spital të Milanos në vitin 1997.

Problemi është se çfarë ka mbetur nga bota kriminale e viteve ’90 në krimin e organizuar shqiptar të vitit 2026?

Dhe ndoshta përgjigjja gjendet pikërisht te një emër që shumëkush mendonte se i përkiste një historie të mbyllur. Gert Gjenerali.

Një emër i vjetër. Në një dosje të re.

Gjërat Tona/ Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine 2026

IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-20 19:23:13

Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

IUSTITIA

Previous Post

Επιστρέφει στην οθόνη ο Λιάγκας, με καλεσμένη τη μεταγραφή του ANT1 2026

Next Post

Exit-poll ‘tronditin’ Gjermaninë| AfD del e para në zgjedhjet rajonale, goditje për kancelarin Merz 2026

Next Post

Exit-poll ‘tronditin’ Gjermaninë| AfD del e para në zgjedhjet rajonale, goditje për kancelarin Merz 2026

Вашият коментар Отказ

Вашият имейл адрес няма да бъде публикуван. Задължителните полета са отбелязани с *

Search / Търси в сайта

No Result
View All Result
гугъл новини, гоогле новини, гугъл нюз, гъгъл нюз, google news, news google, google.bg, news.google.bg, Юстиция, новини, последното, най-важното, видео, телевизия, радио, Новини, петър низамов

Последни публикации

  • رئيس مجلس أمناء متاحف قطر تفتتح معرض "قوارب تلوح من الأفق البعيد: إرث الخزف الصيني عبر البحار" 2026
  • U Izraelu se sutra posle mnogo godina održavaju ključni izbori: Evo šta je ulog i šta morate da znate 2026
  • Πέθανε ο εμβληματικός ηθοποιός του Σταρ Τρεκ Γουόλτερ Κένινγκ 2026
  • Rönesans Rezidans davasında duruşma ertelendi 2026
  • Utku Çakırözer, gazeteci İsmail Arı’yı cezaevinde ziyaret etti: ‘İsmail yerde yatıyor’ 2026
  • “Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin! 2026
  • Ανοδική πορεία για Τσιτσιπά και Σάκκαρη – Νέο ρεκόρ για τον Σακελλαρίδη 2026
  • Sokol Kushta, emri shqiptar në historinë e “Topit të Artë” 2026
  • Города Украины готовятся к круговой обороне: Зеленский подписал указ 2026
  • وزير التجارة والصناعة يفتتح النسخة السابعة من معرض "ابنِ بيتك 2026" 2026
  • Schulprotest: Frankreichs Regierung geht auf Forderungen ein 2026
  • „Rendkívül kínos és politikailag elfogadhatatlan” – Trumpnak kampányolt az Audi-vezér, össztűz alá került Németországban 2026
  • Colau pide por carta a Feijóo, Sánchez y Abascal que se comprometan a no usar la IA de manera „vejatoria“ en campaña 2026
  • DNEVNIK POČEO ISPRIKOM Javni servis godinama nije ispunjavao funkciju. Prešućivalo se, zatvarale su se oči, informiralo se jednostrano 2026
  • Osman Korkut Kanadoğlu’na baro genel kurulundaki konuşması nedeniyle soruşturma 2026
  • Klarna: Clareza nas finanças pessoais traz mais bem-estar do que o nível de rendimento 2026
  • Microsoft’tan 60 bin çalışana tazminat teklifi 2026
  • Wolff, Marko’nun Russell yorumuna karşı çıktı 2026
  • Армия РФ продвинулась на юге и востоке Украины — DeepState 2026
  • Több mint 2 millióan látták már: különleges immerzív fényshow költözik a Bakáts téri templomba 2026
  • V Citypark ta četrtek prihajajo nastopajoči iz oddaje America’s Got Talent 2026
  • Pester počitniški teden v ALEJI: dirkaški spektakel, Gozd strahov in dogajanje v Planetu Lollipop 2026
  • انطلاق أعمال الاجتماع الثامن للمديرين العامين للطيران المدني في الشرق الأوسط 2026
  • Pizza Fan: Ποιος «σφύριξε» τον φορολογικό έλεγχο; Στο μικροσκόπιο υπάλληλοι της ΑΑΔΕ 2026
  • Mekke İttifakı’nın İran görüşmesinden tek cümlelik sonuç bildirisi: ‘Görüşmelere devam’ kararı 2026
  • El desfile de Halloween Arts in the Dark regresa con 100,000 asistentes 2026
  • Новооткрит императорски надпис свидетелства за престижа на Акве калиде в древността 2026
  • Kako se koža menja nakon menopauze? 5 stvari koje treba da znate 2026
  • Galp caiu mais de 10% e arrastou PSI para terreno negativo em contraciclo com Europa 2026
  • ASELSAN’ın yeni nesil güdüm kiti F-16’dan başarıyla ateşlendi 2026
  • JESEN U METKOVIĆU Berba mandarina jedan od najvećih aduta u posezoni doline Neretve 2026
  • Može li život bez dece biti potpun? Odgovor ruši jedno od najdubljih društvenih uverenja 2026
  • Újjáépíti Hitler leégett Sasfészkét, amit a hétvégén gyújtottak fel 2026
  • Új közéleti klub indul Vácon – Szűcs Gábor lesz a Váci Patrióta Klub első vendége 2026
  • ЕК договори споразумение с TEMU 2026
  • Avusturya’daki Mason Localarının Kuralları Gündemde 2026
  • Rückruf-Ticker: Vor diesen Lebensmitteln und Produkten wird aktuell gewarnt 2026
  • Antradienio „Gimtasis Rokiškis“ 2026
  • Чоловіку, який під час конфлікту у Києві застрелив хлопця, оголосили підозру 2026
  • Bogdan Chmielewski: PSFCU ma także misję społeczną 2026
  • CHP’nin cumhurbaşkanı adayı kim olacak? Gürsel Tekin’den dikkat çeken açıklama 2026
  • Szentendre’s Japanese Garden Reopens After Major Renovation 2026
  • “Havia o receio de poder escapar ao controle nacional a única refinaria que temos”, diz Governo 2026
  • Nem Orbán az első magyar politikus, akit hírbe hoznak az ENSZ-főtitkársággal 2026
  • Gereken son onay da geldi: Mısır Meclisi’nden Sisi’ye Suudi Arabistan’a asker gönderme yetkisi 2026
  • Περί αρχείου 2026
  • Где в Европе самые дорогие и самые дешевые продукты: место Украины в рейтинге 2026
  • Бургас събира 63 творци от България и Турция в международна изложба в галерия Богориди 2026
  • Бургас се сбогува с изтъкнатия музикален педагог Бисерка Граматикова 2026
  • Кремљ го поддржува Вучиќ и покрај изборниот пораз, студентската победа ја загрижува Москва 2026
  • КЗП предупреждава: Вълна от фалшиви оферти и измами при онлайн пазаруването 2026
  • Od jutri nižje cene bencina ter višje cene dizla in kurilnega olja 2026
  • TEŠKA NESREĆA Potonula naftna platforma, jedna osoba poginula, među nestalima i Hrvat 2026
  • Yeşilay’dan yeni rapor! Bağımlılığın görünmeyen yüzünü ele aldılar 2026
  • Зеленски: Украина е подготвена да ја прошири соработката со Србија 2026
  • TREĆI RIZLINGFEST U novom prostoru na vinskom festivalu predstavit će se tridesetak vinarija 2026
  • BM Komisyonu: Gazze’de soykırım sürüyor 2026
  • Полицијата уапси 15-годишник за пукањето во близина на стадионот во Флорида во кое беа повредени 12 лица 2026
  • Ebola-Patientin von Nigeria in die Schweiz evakuiert 2026
  • Wall Street abre no verde em semana de decisões na Fed 2026
  •  رئيس مجلس أمناء متاحف قطر تعلن تأسيس مجلس قطر للأزياء والحرف 2026
  • Ενδιάμεσες εκλογές ΗΠΑ: Τα «σύννεφα» στις Ρεπουμπλικανικές πολιτείες, το ελληνικό ενδιαφέρον και το «all in» των Δημοκρατικών 2026
  • Srbija: Rekordna udeležba, poraz Vučića in “študentska” zmaga z nejasnim vodstvom 2026
  • Dos magistrados, contra el portazo del Constitucional al voto de la ley de nietos: „Un caso clave para nuestra historia“ 2026
  • Dabartinis Klaipėdos rajono vadovas B. Markauskas kandidatuos į mero postą 2026
  • Ukrajna egy héttel hamarabb ültetné tárgyalóasztalhoz az oroszokat Abu-Dzabiban 2026
  • Feijóo y Abascal pactan en el Senado que Vox se retire en seis provincias y el PP en tres 2026
  • Po podaljšanju glasovanja sporna zmaga socialista Lule, Janša: “Povsod isti volilni triki in manipulacije komijev.” 2026
  • Nematomas pavojus nosiaryklėje: kaip vienas skiepas gali išgelbėti nuo komplikacijų 2026
  • New transit agency’s power could change neighborhoods 2026
  • Росіяни вдарили по Ясногірці: загинула людина, серед поранених – підлітка 2026
  • Nisu krokodilske suze vec krokodilski efekat. Najobičniju kombinaciju podiže za sekund – hit jeseni 2026. 2026
  • Nida Seramik’te 150’ye yakın işçi aylardır maaşsız: Fabrika durdu, muhatap ortada yok 2026
  • Hungarian Charity Launches Fundraiser for Christian Victims of Jordanian Terror Attack 2026
  • Какие повреждения после ударов ВСУ получили российские заводы „Энергия“, „Тольяттикаучук“ и „Протон-Электротекс“ 2026
  • Η Masdar διευρύνει το χαρτοφυλάκιό της στην Ελλάδα με μεγάλη εξαγορά φωτοβολταϊκού έργου 2026
  • Skoraj 150 tujcev prijetih zaradi nezakonitega prestopa meje 2026
  • Išgelbėti gyvybę žmogui galime išmokti kiekvienas 2026
  • Komandai pergalė, žiūrovams – finalo ketvertas 2026
  • Студентите пријавуваат неправилности на испити, лоши услови во домовите и доцнење на стипендиите 2026
  • Zelensky: I bëra tre propozime Trumpit për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse, ai nuk iu përgjigj asnjërës prej tyre 2026
  • Brasil resiste a la ola ultra: qué significa la victoria de Lula para su país y más allá 2026
  • «Питер Граймс» Бриттена в Израильской опере: человек против города 2026
  • The Latest: Blanche says Trump isn’t trying to meddle with Alaska election by suing over Senate race 2026
  • Öğrenciler kazandı, Vučić’in partisi muhalefete düştü 2026
  • AEP leva à Alemanha 15 empresas ligadas à indústria automóvel 2026
  • LJUDI, UTJEŠITE JU Jelena Karleuša u suzama: Doživjela slom zbog Vučića pa napala Hrvata! 2026
  • Hungarians Embrace AI for Financial Advice but Still Prefer Human Guidance 2026
  • Da li je Dara Bubamara potvrdila da NE VOLI “kad miriše ruzmarin”? Na mrežama kruži izjava, direktna je! 2026
  • Çin’in planındaki Türkiye detayı! Krize karşı önlem alıyorlar 2026
  • Украинский вратарь Лунин установил рекорд Эль-Класико и получил похвалу от Моуринью 2026
  • Spieler des Tages in Lünen: Vierer-, Dreier- und Doppelpacker 2026
  • Pizza Fan και «Χωριάτικο»: Δεσμεύτηκαν περιουσίες και τραπεζικοί λογαριασμοί – Τι ισχύει για τους εργαζόμενους 2026
  • Orbán 2018-ban: A bürokraták, néhány, otthon megbukott és aztán így az ENSZ-be ejtőernyőzött politikus szeretné folytatni a politikai pályáját 2026
  • Voto por correo para las elecciones 2026: cómo solicitarlo, requisitos, fechas y plazos 2026
  • Livestream execution plans may pushed more Americans to rethink death penalty 2026
  • Η μεγάλη ώρα έφτασε: Κέιν, Εμπαπέ και Γιαμάλ διεκδικούν τη «Χρυσή Μπάλα» 2026
  • Lula’nın ikinci turda geri dönüşü: Brezilya’da emekçileri ne bekliyor, sorunlar nasıl çözülecek? 2026
  • Music fans rally to support Dean Schlabowske of Waco Brothers after leukemia diagnosis 2026
  • Dear Abby: Mom isn’t keen on walk down memory lane with son 2026

[contact-form-7 id=“45ced39″ title=“Contact form 1″]

  • За Нас – агенция за разследваща журналистика ЮСТИЦИЯ – Бургас, България
  • Рекламирайте с ЮСТИЦИЯ
  • Прозрачно управление
  • Докладване на проблем
  • Условия за ползване
  • Защита на данните
  • Правила на форума
  • Политика за бисквитките
  • Екип
  • Помощ
  • Карта на сайта
  • Статистика
  • Реклама
  • Контакти
  • Етичен кодекс на българските медии
  • RSS емисия
  • Често задавани въпроси (FAQ)
  • Задайте въпрос във форума
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Езици

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Новини
  • Разследвания
  • Анализи
  • На фокус
  • Проекти
  • Съдебна Система
  • Наука
  • Политика в България
  • Икономика
  • Фитнес
  • Спорт
  • Култура
  • Развлечение
  • Търсачки
  • Предавания
    • Антидемагогия
  • Радио
    • Подкаст Юстиция
  • ЮСТИЦИЯ във ФейсБук
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • Прехода
  • Полезни съвети
  • Книги
  • Женска мода
  • Мъжка мода
  • Контакти
  • Езици
  • Рекламирайте при нас

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.