
Pas më shumë se një orë ka përfunduar takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar.
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania” kanë qenë në fokusin e takimit të sotëm të Kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve dhe kabinetin qeveritar.
Mësohet se këto strategji do të ndahen në dy pjesë. Së pari ka të bëjë me “Besën”, e cila fokusohet tek komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. Të deleguarit do të dalin në terren (përfshirë këtu deputetë, kryetarë degësh apo edhe drejtues vendorë), të cilët do të takohen me qytetarët periodikisht dhe do të njihen me çdo problematikë të tyre.
Nga ana tjetër, “Pasqyra Albania” do të jetë pjesa teknike. Ajo do të ketë dritaren e posaçme, e cila do të funksionojë për problemet që qytetarët do të kenë dhe jo vetëm do t’u kthejë përgjigje, por edhe do të gjurmojë zgjidhjen, deri në marrjen e vendimit.
Sipas burimeve, vetë Kryeministri e ka cilësuar pjesën më të rëndësishme të sezonit të ri këtë strategji, madje duke kërkuar nga ministrat dhe zëvendësministrat që të ndjekin hap pas hapi çdo problematikë që ka të bëjë me sektorin përkatës.
/vizionplus.tv
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-28 18:02:22
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

