
Një aksident është shënuar ditën e sotme në qendër të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Ura e Varur”. Një furgon tip “Benz”, me drejtues një 60-vjeçar nga Vlora, ka humbur kontrollin dhe ka dalë mbi trotuar, duke përplasur një çift bashkëshortësh të moshuar.
Të dëmtuar kanë mbetur Nikolla dhe Maria Manestra, përkatësisht 82 dhe 80 vjeç, banues në lagjen “Goricë”. Në momentin e aksidentit, çifti ndodhej në trotuar dhe priste hapjen e semaforit për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
Pas përplasjes, çifti u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, të moshuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i furgonit, Arben Brahimaj, ka deklaruar në vendngjarje se gjatë drejtimit të automjetit i janë bllokuar timoni dhe frenat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv
Aksident në Berat, furgoni përfundon mbi trotuar, përplas çiftin e të moshuarve 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 11:02:37
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

