Në lidhje me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra” të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, të ekzekutuara mbrëmjen e së martës, analisti Preç Zogaj ka reaguar në emisionin “Trialog”, duke e cilësuar rastin si të pashembullt dhe me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.
Zogaj theksoi se akuzat ndaj ish-drejtoreshës së SHISH janë të rënda, pasi lidhen drejtpërdrejt me kreun e një institucioni që ka për detyrë të mbrojë sigurinë kombëtare.
“Janë dy vepra penale shumë të rënda nga vetë kreu i SHISH, i cili duhej të ishte pararojë e sigurisë kombëtare. Madje ajo është e veshur me mitin se ky institucion mbron edhe pa e parë kush. Këtu kjo është e rëndë, sepse jo vetëm që nuk është në rolin që i kërkon ligji, por është në rolin e kundërt, duke mbrojtur një person në kërkim. Është e pashembullt kjo”, u shpreh Zogaj.
Ai shtoi se ish-drejtoresha ka komunikuar mbi 70 herë me një person të shpallur në kërkim, ndërkohë që policia dhe SPAK e kërkonin.
“E kërkon policia, e kërkon SPAK, ndërkohë që komunikon me kreun e institucionit që presupuzohej të ishte më i informuar”, tha analisti.
Duke u ndalur tek publikimi i të dhënave nga dosja hetimore, Zogaj kritikoi rrjedhjen e informacioneve të pjesshme që, sipas tij, synojnë dekreditimin e personit nën hetim.
“SPAK duhet të shkëpusë rrjedhjen e informacioneve të pjesshme që kanë për qëllim dekreditimin e personit nën hetim, duke shmangur thelbin e veprës penale. Jo pa qëllim nxirren këto informacione, sepse njerëzit rendin pas lajmit që ka shijen e thashethemit. Nuk është e drejtë që të rrjedhë informacion në këtë formë”, deklaroi ai.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-23 20:11:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
