Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, duke u ndalur te dëmtimi i institucioneve dhe simboleve që, sipas tij, nuk mund të justifikohen me pakënaqësinë ndaj qeverisë apo politikës.
Ai përmend konkretisht Arkivin Qendror të Shtetit, Nunciaturën Apostolike, flamurin e Selisë së Shenjtë dhe institucionet që lidhen me Bashkimin Europian.
Reagimi i Piro Vengut:
“Le ta ndjekim deri në fund arsyetimin e komentuesve të elitës dixhitale pa mandat, që kanë vërshuar sërish sot për të intimiduar këdo që nuk mendon si ata:
E zëmë se institucionet i digjni për faj të të korruptuarve. E zëmë se dyqanet dhe bankat i kanë oligarkët. E zëmë se mediat janë të shitura.
Po Arkivi Qendror i Shtetit? Institucioni që ruan kujtesën tonë kolektive, ku mbrohen e studiohen dëshmitë e historisë, të gjuhës dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore?
Arkivi çfarë ju ka bërë?
Po Nunciatura Apostolike dhe flamuri i Selisë së Shenjtë? Po flamuri europian? Po selia e Kolegjit të Europës? Çfarë ju kanë bërë?
Çfarë padrejtësie ndreqni duke vënë në rrezik kujtesën tonë? Çfarë të ardhmeje ndërtoni duke përdhosur simbolet që na lidhin me Europën?
Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?”
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-14 21:55:29
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
