Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet.
Operacioni policor i koduar “Last Gun” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa gjatë kontrollit në makinë u sekuestruan një pistoletë me municion, dy telefona celularë dhe 15 800 euro.
Njoftimi:
Tiranë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST GUN”.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion, 1 automjet, 2 aparate celularë dhe 15 800 euro.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet dhe dyshohej se mbante armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin “Last Gun”.
Në kuadër të cilit në rrugën “Collakët”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin qarkullonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celularë dhe shuma prej 15 800 eurosh.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. V. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 11:29:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


