
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotjes së rrugëve, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për qytetarët që hedhin mbetje nga automjetet.
Sipas ARRSH-së, hedhja e shisheve, qeseve apo çdo lloj mbetjeje tjetër nga automjeti përbën shkelje të ligjit, e si pasojë mund të gjobiten me 65 mijë deri në 200 mijë lekë.
ARRSH bën me dije se, në ditët në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikohen kontrollet përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me synim identifikimin e personave që hedhin mbetje nga automjetet.
Njoftimi i ARRSH:
ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES SË RRUGËVE!
Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash.
Në një kohë kur mijëra qytetarë dhe turistë udhëtojnë çdo ditë nëpër vend, nuk do të tolerohet më asnjë akt papërgjegjshmërie nga ata që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin në hapësirat përgjatë rrugëve.
Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH janë çdo ditë në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Por puna e tyre nuk mund të kthehet në një cikël të pafund pastrimi për shkak të individëve që zgjedhin të ndotin.
Hedhja e një shisheje, qeseje apo çdo mbetjeje tjetër nga automjeti është SHKELJE E LIGJIT.
Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË.
Neni 76/a + Neni 77/2
NGA PARALAJMËRIMI TEK NDËSHKIMI.
Në ditët në vijim, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikojë kontrollin përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet.
Automjeti dhe shkelësi do të identifikohen. Shkelja do të dokumentohet. Masa ndëshkuese do të zbatohet.
Nuk ka justifikime.
Nuk ka “vetëm një shishe”.
Nuk ka “nuk më pa njeri”.
Nuk ka tolerim.
RRUGËT JANË PASURI PUBLIKE. PASTËRTIA ËSHTË PËRGJEGJËSI E ÇDO QYTETARI.
Mos e hidh mbetjen nga dritarja.
Mbaje në automjet. Hidheni në vendin e përcaktuar.
KUSH NDOT, PAGUAN.
ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-29 15:11:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
