Nëse Bekim Sejdiu zgjidhet president, duhet të jetë unifikues, por fillimet nuk i ka të mira.
Për kryetarin e PDK Bedri Hamza është I qartë qëndrimi se nuk ka votë për të propozuarin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president.
Për bashkëpunimin mes Kurtit dhe Abdixhikut nga salla e kuvendit ka reaguar edhe deputeti i Aleancës Besnik Tahiri.
Sipas Tahirit, tani që marrëveshja “për poste” është bërë, kryesuesi Avni Dehari duhet ta thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit.
Populli i Kosovës e pa që ekziston një marrëveshje dypalëshe për presidentin. Ku janë ata sot? Nga dita e parë qëllimi thelbësor kurrë nuk ka qenë me prodhuar as president konsensual, as debat, me i dhënë Kosovës institucione, por gjithë diskutimi ka qenë për postin. Marrëveshja që ka ndodhur dje është dashur t’i detyrojë deputetët dhe kryesuesin që ta thërrasë seancën.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar më 31 gusht për emrin e Bekim Sejdiut për president konsensual.
Të dyja partitë kanë diskutuar këtë të martë emrin e tij në strukturat e brendshme partiake, edhe pse në LDK një votë është e sigurtë që do të jetë kundër: ajo e Avdulla Hotit.
“Bekim Sejdiu nuk duket figurë unifikuese”/ Opozita kundër: Për kreun e shtetit u bënë pazare 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-01 16:04:40
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


