I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi miratimin nga Parlamenti të reformës territoriale.
Shehi u shpreh se ndryshimi i numrit të bashkive nga 60 në 46 nuk përbën, sipas tij, një reformë të mirëfilltë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi efektivitetin e kësaj formule.
Ai tha se edhe vetë do të mbështeste bashkimin e disa njësive të vogla por theksoi se kjo nuk mjafton për ta konsideruar procesin një reformë territoriale.
“Esencë reforme s’ka fare. Kjo fjalë e madhe, reformë! Ishin 60 dhe u bënë 46. Çfarë rëndësie ka kjo? Kjo është vazhdimi i asaj që u bë 10 vjet më parë. Ishin 370 dhe u bënë 60. Ajo kishte një lloj logjike edhe nga ana numerike, por kjo s’ka fare. Qenkan 60 apo qenkan 46? Reforma ka filozofi tjetër. Që të quhet reformë, nuk është për të bashkuar territore apo për të ndarë territore. Reforma ka frymë tjetër, bashkon komunitete, jo territore. Kjo është filozofia e reformës. Disa prej atyre bashkive të vogla do t’i shkrija edhe unë, disa ato në jug, dy fshatra këtu, dy atje, do t’i bashkoja edhe unë. Por reformë është kur ti t’i ofrosh shërbim qytetarit, të ndryshosh filozofinë e ndarjes. Unë kam qenë 15 vjet përpara dhe jam prapë që Shqipëria ka nevojë për këtë punë, që zona urbane të ndahet nga zona rurale, atje ku është e mundur, që të çlirohen nga barra e njëra-tjetrës, që njerëzve t’u ofrohet një administratë e specializuar që s’e kanë sot. Njerëzit të kenë përfaqësim politik që s’e kanë sot. Për shembull, ka ndonjë nga fshatrat e Tiranës përfaqësues politik në bashki? Nuk ka asnjë, se nuk e quajnë fare atë zonë atje. Pastaj është gabim që në fillim, se kur trajtohet niveli i pushtetit të tretë, duhet të trajtohet edhe i dyti. Ne kemi 12 qarqe e prefektura, pse nuk tentojnë të ulin numrin e qarqeve? Një reformë është ajo, një filozofi e përbashkët. Madje, ajo duhet të vinte me gjithë faturën, jo thjesht financiare, por edhe me kompetencat”, tha Shehi.
Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-12 21:15:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
