Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë brenda familjes që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë, të njësisë Krutje, në Lushnjë.
Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa me makinën e babait të tij, një automjet tip “Ford” me ngjyrë blu, por siç raporton gazetraja e Top Channel Dorjana Bezat, u arrestua pas rreth një ore në qytetin e Fierit.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Hetuesit po verifikojnë edhe një ngjarje të mëparshme, ku ai dyshohet se ka tentuar të sulmojë një person me të njëjtin mjet.
Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht me vëllanë e 45-vjeçarit, i cili prej pak ditësh ishte kthyer nga Italia, ku jeton si emigrant.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që çoi në këtë krim të rëndë.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 21:35:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


