
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë një nga risitë më të rëndësishme të udhëzimit për vitin e ri shkollor 2026–2027, që lidhet me mënyrën e organizimit të ditës së parë të shkollës në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.
Dita e parë e shkollës do t’i kushtohet veçanërisht orientimit dhe informimit të nxënësve, duke i njohur ata me rregullat, normat e sjelljes dhe mënyrën e organizimit të institucionit arsimor.
“Bëhemi gati për ditën e parë – Shkolla po na mirëpret.
Dita e Parë e Shkollës është gjithmonë një vorbull emocionesh që ka brenda rrahje të forta zemre, kuriozitet, sfida dhe pikëpyetje mbi botën e re që ka përpara çdo fëmijë, çdo nxënës, prandaj në këtë vit të ri shkollor, dita e parë, përmes një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, parashikon aktivitete të cilat njohin nxënësit me mjediset e shkollës, shokët, shoqet e mësuesit dhe gjërat e bukura që ata do të bëjnë gjatë vitit në programin “Pas Shkolle”, dhe ka si qëllim t’i kthejë emocionet e kësaj dite në kujtime të bukura që rrënjosin dashurinë për shkollën dhe dijen“, shkruan Ministrja Kumbaro.
Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me: rregulloren e brendshme të shkollës, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe rregullat e sjelljes në mjediset e shkollës; rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të; kodin e veshjes së nxënësve në shkollë; rregullat e sigurisë.
Informimi dhe orientimi i nxënësve do të realizohet nga i gjithë stafi i shkollës, sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit, duke përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social dhe oficerët e sigurisë.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe njohjes së nxënësve me veprimtaritë mësimore dhe programin ‘Pas Shkolle’ që këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në gjithë vendin.
Po ashtu, stafi i shkollës do t’i orientojë nxënësit në mjediset e institucionit, duke i njohur me klasat, laboratorët, bibliotekën, mjediset sportive, hapësirat e përbashkëta, mjediset e shërbimit psiko-social dhe hapësirat e sigurisë.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 08:14:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

