Një ditë pas atentatit që tronditi Sarandën, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të dyshuar.
Vizion Plus mëson se policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ndodheshin në zonë në momentin e atentatit ndaj 44-vjeçarit Artan Myrtaj.
Pjesë e punës hetimore është edhe sekuestrimi dhe analizimi i materialeve filmike nga kamerat e sigurisë në zonën pranë ish-Agjencisë së Udhëtarëve ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Një ndër pistat kryesore është ajo e hakmarrjes e lidhur me një seri ngjarjesh të vjetra të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Gjithashtu pritet që dëshmia e 73-vjeçarit, këmbësorit që ngeli i plagosur të hedhë më shumë dritë për këtë ngjarje.
Paralelisht me punën hetimore vijojnë kontrollet nga postoblloqet e policisë në akset rrugore të Sarandës, Delvinës e Gjirokastrës për identifikimin dhe ndalimin e autorëve.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-21 08:02:23
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
