Ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpatarakut i është hequr leja e armës. Gjithashtu i është marrë edhe arsenali që mbante në banesë.
Uljan Shpataraku, i cili u kap si shofer i Ergys Agasit dhe u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, u përjashtua nga Policia e Shtetit disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit.

Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor, i njohur si krahu i djathtë i ish-kryepolicit Ilir Proda, mbante gjithashtu me leje një arsenal të vërtetë armësh private në banesë.
Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.
Mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta hetojë Shpatarakun si pjesë të grupit kriminal të “shefit” të tij, Ergys Agasit, i arrestuar gjatë një operacioni të koordinuar mes BKH-së dhe Policisë së Shtetit.

Po ashtu, për Shpatarakun ka indicie se ka pasur precedent penal në të kaluarën jashtë vendit, të cilin nuk e ka deklaruar, por që kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-29 08:21:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

