
Mediat greke kanë publikuar fotot e 48-vjeçarit që vrau 45-vjeçaren shqiptare në Nea Smyrni, Athinë përpara se të kryente vetëvrasje.
48-vjeçari dyshohet se qëndronte në makinën e tij në pritje të gruas. Sapo e ka parë duke dalë nga pallati, ai është afruar dhe e ka qëlluar me pistoleta. Gruaja është rrëzuar në hyrje të ndërtesës, ndërsa pak çaste më pas 48-vjeçari ka drejtuar të njëjtën armë ndaj vetes dhe ka qëlluar në kokë. Pistoleta është gjetur pranë trupit të tij.
Një nga pistat që po shqyrtohet me vëmendje është marrëdhënia mes dy personave dhe motivi i krimit. Sipas informacioneve paraprake, ata nuk rezultojnë të kenë qenë të martuar. Ndërkohë, dyshohet se 45-vjeçarja kishte bërë një denoncim në korrik 2024 në një komisariat të Athinës për një ish-partner, pasi ai nuk i kishte kthyer një motoçikletë pas ndarjes. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.
Policia po shqyrton gjithashtu aktivitetin e 48-vjeçarit në rrjetet sociale, ku ai kishte publikuar fotografi duke pozuar me armë. Hetuesit po verifikojnë nëse armët e shfaqura në këto fotografi kanë lidhje me armën e përdorur në krim. Paralelisht, po kontrollohen komunikimet telefonike dhe lëvizjet e fundit të të dyve për të zbardhur çfarë ka ndodhur para vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar tre të shtëna të fuqishme, disa sekonda larg njëra-tjetrës. Autoritetet po mbledhin dëshmi, pamje nga kamerat e sigurisë dhe prova të tjera për të përcaktuar përfundimisht rrethanat e krimit dhe motivin që qëndron pas tij.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 10:09:34
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


