
Një gjykatë federale në New York ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e përpunimit dhe lëshimit të vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre Shqipëria dhe Kosova.
Sipas Reuters, gjyqtarja federale Jeannette Vargas e ka cilësuar politikën si të paligjshme dhe ka vlerësuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore. Gjykata ka arsyetuar se vendosja e kufizimeve vetëm mbi bazën e shtetësisë nuk është në përputhje me ligjin federal amerikan të emigracionit.
Masa e Departamentit amerikan të Shtetit ishte vendosur më 21 janar 2026 dhe prekte aplikantët që synonin të emigronin në Shtetet e Bashkuara. Në listë, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, ishin edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Pezullimi nuk përfshinte vizat joimigruese, si ato turistike apo të biznesit.
Administrata Trump e kishte justifikuar vendimin me shqetësimet se emigrantët nga këto vende mund të bëheshin të varur nga përfitimet publike në SHBA. Gjykata, megjithatë, ka vlerësuar se aplikimet për viza duhet të shqyrtohen në mënyrë individuale nga zyrtarët konsullorë dhe jo të bllokohen përmes një kufizimi të përgjithshëm të bazuar vetëm në shtetësinë e aplikantit.
Vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës që kanë procese për emigrim në SHBA. Megjithatë, sipas Reuters, vendimi lidhet konkretisht me politikën e pezullimit të vizave imigruese për 75 shtetet dhe nuk nënkupton heqjen e të gjitha kufizimeve të tjera amerikane për udhëtimin apo emigracionin.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 08:25:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


