Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit.
Largimin nga posti Kupi e njoftoi përmes llogarisë së Facebook-ut, ndërkohë përmes rrjeteve sociale ministri i Drejtësisë e konfirmoi pranimin e dorëheqjes.
Adriatik Kupi, i cili mori detyrën më 1 prill, e përshkroi kohën e menaxhimit të burgjeve prej tij si jo të lehtë.
E ndërsa nuk bëri publike të fshehtat e dorëheqjes, ish-drejtori i përgjithshëm tha se “Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”.
Duke i lënë pa emra gurët e hedhur dhe në mister arsyet e kësaj vendimmarrjeje, Kupi shton se për disa gjëra koha do të flasë më qartë.
Ndërkohë, tre orë pas këtij njoftimi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri me dije se pranoi dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.
Duke u shfaqur falënderues për përkushtimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, ministri Toni Gogu sqaron se procedurat për emërimin e drejtorit të ri të burgjeve do të ndiqen sipas ligjit.
Një grua në krye të Burgjeve! Gogu firmos emrin e Sadleva Bodos pas dorëheqjes së Kupit 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-12 17:44:28
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
