Deputetja e PS Sara Mila deklaron se miratimi i Reformës Territoriale është me shumë rëndësi për të bërë “detyrat e shtëpisë” në raport me integrimin në BE, ku Brukseli kërkon bashki me kapacitete.
E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mila u shpreh se bashkitë duhet të forcojnë kapacitetet për të menaxhuar më mirë fondet e BE-së. Po ashtu deputetja tha se reforma e re ka qenë një premtim fushate nga ana e socialistëve.
“Reforma Territoriale është shumë e rëndësishme që të kalojë sot. Është shumë e thjeshtë, do të ketë Presidenti vendimmarrjen në fillim të muajit, çfarë do të thotë që për zgjedhjet e 2027-ës të jetë në funksion reforma e re administrativo-territoriale. Ne i kemi premtuar qytetarëve shqiptarë BE-në. BE nuk i dikton shtetit shqiptar sa bashki duhet të ketë, por detyrat e shtëpisë, dhe që ne jemi duke e bërë, Europa kërkon bashki me kapacitete. Është e thënë në çdo kapitull. Të gjithë fondet që BE do alokojë dhe që duhet të ketë një mirëadministrim të bashkive tona, ne duhet t’i forcojmë kapacitetet bashkive, që menaxhimi dhe administrimi të jetë shumë i mirë, që të shkojë te qytetari shërbimi”.
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-08 18:55:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
