
Gjashtë pjesëtarë të ekipit të këngëtarit britanik Ed Sheeran janë dërguar në spital pas një incidenti të frikshëm që ndodhi gjatë çmontimit të skenës, pas koncertit të tij në Ford Field, Detroit. Sipas raportimeve, një mjet ngritës humbi kontrollin dhe përplasi disa prej punonjësve që ndodheshin në zonë.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 23:00, teksa anëtarët e stafit po largoheshin për të bërë pushim. Një prej personave të lënduar, Roxana Padilla, tregoi se pa mjetin që po afrohej me shpejtësi dhe më pas përplasi një karrocë të vogël, duke e përmbysur atë. Padilla pësoi frakturë të hundës dhe septumit dhe po pret të mësojë nëse do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Të gjashtë punonjësit u transportuan në spital me dëmtime që nuk rrezikojnë jetën. Menaxhmenti i Ford Field deklaroi se ka nisur një hetim të plotë dhe po bashkëpunon me autoritetet dhe ekipet përgjegjëse për organizimin e koncertit.
Rasti është marrë në shqyrtim edhe nga autoritetet e sigurisë në punë të shtetit të Michiganit. Deri tani, nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi humbjen e kontrollit të mjetit ngritës.
Vetë Ed Sheeran nuk ka reaguar ende publikisht për incidentin. Këngëtari pritet të vijojë turneun e tij “Loop Tour” me koncertin e radhës në New Jersey më 4 shtator.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 12:36:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


