Irani ka paralajmëruar Bullgarinë se do ta konsiderojë akt agresioni çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara që mund të përdoret në një operacion kundër territorit iranian.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se Sofja nuk duhet të lejojë përdorimin e territorit apo infrastrukturës së saj nga Shtetet e Bashkuara për operacione ushtarake kundër Iranit. Sipas tij, Teherani nuk do të tregojë tolerancë ndaj vendeve që i konsideron palë në një agresion.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Në qendër të shqetësimeve të Teheranit është edhe përdorimi i bazave në territorin bullgar nga avionë amerikanë të furnizimit me karburant.
Një tjetër pikë e debatit është Ngushtica e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin e energjisë. Irani ka hedhur poshtë pretendimet se rruga detare është plotësisht e hapur dhe se përmes saj po transportohen miliona fuçi naftë çdo ditë. Teherani i ka cilësuar këto pretendime si pjesë të asaj që e quan “luftë komunikimi dhe propagandë”.
Edhe të dhënat për trafikun dhe eksportet përmes Hormuzit mbeten të diskutueshme. Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar se flukset e naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa të dhënat e monitorimit të anijeve japin shifra më të ulëta./abcnews.al
Irani kërcënon Bullgarinë: Të mos bashkëpunojë me SHBA kundër nesh 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 14:24:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


