Irani po përgatit intensivisht popullsinë e tij për një luftë të mundshme me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po fortifikon me shpejtësi objektet kritike dhe ato bërthamore.
Sipas Wall Street Journal, imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e mbrojtjeve të forta rreth centraleve bërthamore në Natanz dhe Malin Pickaxe.
Të vetëdijshëm për epërsinë ajrore amerikane, ushtarakët iranianë po përqendrohen te stërvitja e popullsisë për luftë tokësore dhe mbrojtje nga ajri.
Në Teheran po stërviten civilët si të përdoren armët e kalibrave të ndryshëm.
Në stërvitje janë përfshirë edhe gratë, po ashtu edhe fëmijët, si kjo vajzë e vogël me shami e cila di në mënyrë perfekte gjithë procesin e çmontimit e rimontimit të kallashnikovit.
Ky mobilizim vjen mes zbehjes së shpresave se negociatat do të sjellin paqe dhe frikës nga sulmet e reja amerikane pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.
Për më tepër, retorika ushtarake po shfrytëzohet nga regjimi për të frenuar revoltat e mundshme popullore mes një rrënimi të thellë ekonomik, të shkaktuar nga bllokadat ndërkombëtare dhe presioni i lartë i Uashingtonit.
/ abcnews.al /
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 15:02:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

