
Policia greke po mbledh prova të reja për të zbardhur rrethanat e vrasjes së 45-vjeçares, Lulieta Obzova me origjinë shqiptare në Nea Smirni, Athinës e cila u qëllua për vdekje nga një 48-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, që më pas kreu vetëvrasje.
Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit para krimit dhe të përcaktojnë marrëdhënien mes dy personave. Sipas informacioneve të publikuara ngamediat greke, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij u ka deklaruar autoriteteve se nuk kishte dijeni për ndonjë marrëdhënie mes tij dhe viktimës.
Në kuadër të hetimeve, policia ka kryer kontroll në banesën e 48-vjeçarit në Tavros. Objektivi është gjetja e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo provave të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e lëvizjeve dhe komunikimeve të tij para ngjarjes. Gjithashtu po analizohen telefonat celularë dhe aktiviteti online i të dy personave.
Ndërkohë, nëna e 45-vjeçares ndodhet në gjendje shoku pas vrasjes së vajzës së saj. Ajo mësoi për ngjarjen nga vajza tjetër dhe, e përlotur, u është përgjigjur gazetarëve se “nuk di asgjë”, duke thënë se viktima nuk i kishte treguar për ndonjë lidhje romantike.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 11:52:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


