Hagë, Holandë
Në kuadër të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere, me fokus forcimin e bashkëpunimit policor, shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e bashkëpunimit operacional.
Hita zhvilloi takime me drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Spanjës dhe Finlandës, me Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Policisë së Sllovenisë, Komisioneren e Policisë së Holandës, Drejtuesen e Lartë të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të ShBA-së, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Suedisë, Izraelit dhe Moldavisë.
Gjatë takimeve, Drejtor Hita përcolli gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit në kohë të informacionit, koordinimit operacional dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik, terrorizmit dhe krimeve ndërkufitare.
Nga ana e tyre, homologët vlerësuan profesionalizmin dhe kontributin e Policisë së Shtetit në përpjekjet e përbashkëta kundër kriminalitetit, si dhe besimin e ndërsjellë tashmë të konsoliduar, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Drejtues Madhor Skender Hita:
“Jemi përballë një krimi gjithnjë e më të organizuar dhe ndërkombëtar, ndaj edhe përgjigjja jonë duhet të jetë e përbashkët, e shpejtë dhe pa barriera.
Policia e Shtetit shqiptar mbetet maksimalisht e angazhuar për të konsoliduar urat e bashkëpunimit operacional dhe informativ me partnerët, me koordinimin e EUROPOL-it, INTERPOL-it dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, me qëllim përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të vendeve tona.
Ky bashkëpunim duhet të mbështetet në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, koordinimin operacional dhe veprimin e përbashkët, për t’iu përgjigjur me efektivitet kërcënimeve kriminale që kapërcejnë kufijtë. Policia e Shtetit do të vijojë të investojë në partneritete të qëndrueshme dhe mekanizma efikasë bashkëpunimi, në funksion të një përgjigjeje të koordinuar dhe sigurisë së qytetarëve.”
Konventa Evropiane e Shefave të Policisë, Hita forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-01 08:04:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

