Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrim paradoksal lidhur me formulën për pagat e reja të gjyqtarëve.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Karanxha u shpreh se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të kishte reaguar.
Karanxha shtoi se konflikti duhet të zgjidhet shpejt, në mënyrë që të kthehet normaliteti.
“Gjykata Kushtetuese në fillim të këtij viti shfuqizoi ligjin e pagave dhe i dha kohë qeverisë deri më 31 korrik. Duhet të kishte reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kjo tryezë që thërret kryeministri, duhet të thirrej nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kemi një vendim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të marrë fshehurazi. Mendoj se po shkohet drejt një zgjidhjeje gjyqësore. Do ishte mirë që ky debat të zhvillohej para afatit. Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të kishte reaguar. Do jetë Gjykata Kushtetuese që do e zgjidhë çështjen, sa i takon ligjit. Do ishte mirë që Gjykata Kushtetuese ta zgjidhte shpejt këtë konflikt midis dy konflikteve. Ky debat duhet të ishte bërë para skadimit të afatit të ligjit. Reforma në drejtësi ka dështuar sa i përket afatave të çështjeve”, theksoi ai./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-18 21:43:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
