Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 84 vota pro dhe 24 kundër projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që lidhet me përcaktimin e pagave të magjistratëve.
Ky projektligj hynë në fuqi menjëherë pas pëlqimit që ka dhënë dhe Presidenti Bajram Begaj, njoftoi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
Ky vendim vjen pas kërkesës së magjistratëve, e cila u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, Kuvendi, përmes dy deputetëve, depozitoi javën e kaluar projektligjin që u votua sot në seancë plenare.
Miratimi i projektligjit është kundërshtuar nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë deklaruar se formula e propozuar nuk përputhet me standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe kanë paralajmëruar ndjekjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe Gjykata e Lartë ka kërkuar që projektligji të mos kalojë për votim pa vijuar konsultimi institucional me sistemin e drejtësisë.
Në seancën e sotme, kërkesa e opozitës për heqjen e projektligjit nga rendi i ditës dhe vijimin e konsultimeve nuk u pranua, ndërsa Kuvendi vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e tij.
Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-18 04:47:38
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
