Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare është rikthyer në qeli në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet zbuluan se ai kishte thyer urdhrin e dëbimit dhe jetonte sërish atje në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se, i dënuari Blerim Hajdarmataj, i cili përdorte edhe identitetet rreme Ben Matka dhe Rinor Hajdarmataj, u lokalizua në korrik të këtij viti në Rayleigh, Essex.
Ai u paraqit këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Kurorës në Basildon, ku u deklarua fajtor për hyrje të paligjshme në territorin britanik si dhe për shkeljen e detyrimeve të njoftimit për personat e regjistruar si shkelës seksualë.
Blerim Hajdarmataj
Ngjarja e rëndë për të cilën ai u dënua daton në shtator të vitit 2014, kur Hajdarmataj punonte si pastrues. Gazetari Muhamed Veliu raporton se, Hajdarmataj u takua me një 18-vjeçare në një lokal në Chelmsford dhe e ftoi në banesën e tij.
Edhe pse e reja fillimisht refuzoi, mëngjesin e ardhshëm ajo u zgjua në shtratin e tij pa rroba, me marramendje dhe me dëmtime të shumta fizike, përfshirë gërvishtje, mavijosje e shenja kafshimi. Pasi arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmë nga një makinë rastësore ndërsa Hajdarmataj e ndiqte pas, policia nisi hetimet dhe e akuzoi atë për përdhunim.
Në vitin 2016, gjatë procesit gjyqësor, ai u arratis por u dënua në mungesë, por pasi u lokalizua në Kosovë , ai u ekstradua në Britani përmes një Urdhër Arresti Evropian. Në atë kohë, policia britanike e cilësoi sjelljen e tij si “të tmerrshme dhe të neveritshme”, duke dënuar veçanërisht arratisjen që i shkaktoi viktimës trauma të mëtejshme.
Pasi kreu dënimin, ai u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2019 me urdhër të prerë që i ndalonte rikthimin. Megjithatë, ai arriti të futej sërish fshehurazi në vend pa njoftuar autoritetet mbi vendndodhjen e tij.
Gjykatësi Richard Conley e dënoi atë me 16 muaj burg për shkeljen e detyrimeve si shkelës seksual i regjistruar, si dhe me 12 muaj burg për hyrje të paligjshme në vend (dënime që do të vuhen njëkohësisht). Pas përfundimit të këtij dënimi, autoritetet e emigracionit pritet të ndërmarrin procedurat për dëbimin e tij të sërishëm.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 10:25:45
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


