Bekim Sejdiu ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e garës për president të Kosovës, duke bërë të ditur se për vendimin e tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sejdiu, i cili kishte njoftuar edhe më herët tërheqjen nga kandidatura, ka deklaruar se nuk e sheh si të denjë zgjedhjen e presidentit vetëm me qëllim të shmangies së zgjedhjeve.
“President duhet të zgjidhet dikush që e meriton atë pozitë”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka bërë të ditur se Kurtin dhe Abdixhikun i ka njoftuar sërish për qëndrimin e tij. Sipas tij, nëse LDK-ja kërkon dëshmi për këtë komunikim, ai mund t’ua përcjellë edhe mesazhin që u ka dërguar.
Sejdiu ka treguar se kandidatura e tij ishte rezultat i një dakordimi politik ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka thënë se e kishte mirëpritur mbështetjen nga të gjitha subjektet politike.
“Unë kam hyrë në një kombinim politik LDK-VV dhe e kisha mirëprit përkrahjen e të gjithëve. Partitë politike në përgjithësi kanë pasur fjalë të mira për mua si kandidat dhe e çmoj edhe faktin se edhe një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik kanë pasur vlerësim pozitiv për mua”, është shprehur ai.
Megjithatë, Sejdiu ka theksuar se mungesa e votave të nevojshme ishte arsyeja kryesore që e shtyu të largohej nga gara.
“Meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka kërkuar gjithashtu që procesi i zgjedhjes së presidentit të mos ndërlidhet me çështje të tjera politike që i konsideron të rëndësishme për vendin.
“Çështja e Presidentit s’duhet të lidhet me tema të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend”, ka thënë ai.
Deklaratat e Sejdiut vijnë në një moment të rëndësishëm për procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa sot skadon afati për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Në këtë situatë, kryeministri Albin Kurti ka bërë ofertë ndaj PDK-së, duke deklaruar se LVV-ja, së bashku me deputetët e komuniteteve, do të siguronte 62 vota nëse PDK-ja do të garantonte gjysmën e votave të saj për Bekim Sejdiun.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-06 15:47:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
