Inxhinieri Arben Meçe paralajmëron se fasadat e pallateve në Shqipëri, të ndërtuara me polisterol dhe grafiato, paraqesin rrezik të lartë për zjarr. Sipas tij, ky material është lehtësisht i djegshëm, i vështirë për t’u shuar dhe prodhon tym shumë toksik që rrezikon jetën e banorëve. Ai kërkon hetim të plotë të rasteve të fundit për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas tij, ky material është bombë për çdo apartament sepse materiali kapot merr flakë shpejtë.
“Po digjet fasada dhe në të dyja rastet do të ndodhë e njëjta ngjarje. Sot në Shqipëri teknologjia e bërjes së fasadave të ngrohta është me polisterol, e më pas suvatim me grafiato. Të gjitha pallatet bëhen në këtë formë. Kjo teknologji duhet të zhduket sepse ka risk. Të dyja, edhe rasti i parë dhe ky, në themel kanë polisterolin, i cili është produkt naftor dhe përdoret për të vënë zjarr dhe është e vështirë të shuhet.
Në rastin e parë, zjarri pas Bashkisë së Tiranës, fasada ishte e ajruar dhe kishte polisterol, ndërsa kjo fasadë ka suvatimin, polisterolin dhe grafiaton. Kontakti i polisterolit me ambientin është inekzistent. Ngjarja po ndodh në një situatë që lë shumë debat; të gjitha pallatet në Tiranë kanë këtë material dhe është potencialisht i djegshëm. Nëse kemi një piroman, mund t’i vërë flakën gjithë Tiranës. Duhet hetuar nëse kemi të bëjmë me një piroman, me një akt terrorist apo nga pakujdesia. Nga pakujdesia e përjashtoj, sepse është një teknologji që nuk kontakton me energjinë elektrike; duhet të jetë një masë e madhe.
Tymi që del është i zi dhe kemi të bëjmë me material të ftohtë; me ujë nuk e shuan dot. Vetëm shkuma e shuan këtë material. Ky zjarr është bombë për çdo apartament; materiali kapot merr flakë kur të duash. Rreziku i tij është asfiksia, përveç zjarrit, sepse tymi që prodhohet është oksid karboni, që është helmuesi më i madh.”,tha inxhinieri./ abcnews.al /
Pse flakët u përhapën me shpejtësi?/ Inxhinieri: Materiali kapot ‘i vë flakën’ tërë Tiranës, vetëm shkuma fik zjarrin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 17:41:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


