
Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat, foli për takimet e kryeministrit Edi Rama.
Berisha u shpreh se qeveria është kthyer në një armiken e qytetarëve të saj. Ndërsa shtoi se qytetarët protestojnë tashmë kundër kësaj qeverie dhe se kërkojnë dorëheqjen e Ramës që sipas tij ka humbur çdo legjitimitet.
“Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur në një kohë kur prej mbi tre muajve protestohet në rrugët e Tiranës, kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeverie armike dhe qëndrimet e saj. Edi Rama ka zgjedhur ahengjet qeveritare, duhet ta mësoni ju se kuçi ka shumë gjëra për të cilat është i njohur për sheleg he gatimin e tyre, dhe kjo ishte arsyeja e takimit në Kuç. Korani nuk ka nevojë për komente, por rezultati I këtyre takimeve ishte vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci, re-trit-a. U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit dhe çfarë solli? Çfarë dëgjuan nxënësit mësuesit e këtij vendi për vitin e ri shkollor, çfarë dëgjuan të sëmurët, çfarë dëgjuan? Dëgjuan se do merremi me ushqimin, se qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qiratë me më shumë se 2/3 e rrogës. Këta kalojnë nga një aheng në një aheng tjetër. Shqipëria ka nevojë për një minimum jetik. Nuk mund të ketë një fjalim të tij nëse “ose nuk fillon me hale ose nuk mbyllet me hale”, e ka të pamundur”, tha ai.
“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet në Pogradec, aheng dhe mashtrime 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-25 10:41:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


