KRETË- Stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë Kretën dhe disa ishuj të tjerë të Egjeut, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta. Deri tani është konfirmuar një viktimë.
”Një bari humbi jetën pasi u mor nga rrjedhat e ujërave të përmbytjes në një zonë malore të brendshme të Kretës”, njoftuan shërbimet e emergjencës.
Sipas medieve greke, deri tani nuk raportohet për turistë të prekur nga moti i keq. Shërbimi Meteorologjik Grek (EMY) paralajmëroi se reshjet e dendura dhe stuhitë do të vazhdojnë deri të dielën. Në Anogia, pranë Rethymnos, janë regjistruar rreth 361 milimetra reshje në më pak se 24 orë.
Situata ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme. Sipas mediave lokale, disa automjete janë marrë nga ujërat dhe janë përfunduar në det, ndërsa ura dhe segmente rrugësh janë dëmtuar ose shkatërruar.
Autoritetet e mbrojtjes civile paralajmëruan se toka është tashmë e ngopur me ujë në shumë zona, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera dhe rrëshqitje dherash.
Erërat e fuqishme kanë prekur edhe transportin detar.
Shërbimet e trageteve janë ndërprerë pjesërisht, ndërsa shumica e trageteve qëndruan në porte gjatë mëngjesit të së premtes, sipas transmetuesit grek “ERTNews”.
Në detin Egje janë regjistruar rafale ere deri në 100 kilometra në orë. Kreta vijon të jetë në gatishmëri të lartë dhe të gjitha shkollat në ishull u mbyllën sot./abcnews.al
Përmbytjet në Kretë, një viktimë dhe dëme të shumta 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-02 11:42:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
