I ekstraduar nga SHBA, i dënuari për vrasjen e tre shtetasve, Sokol Hoxha kërkon parashkrimin e dënimit në Gjykatën e Fierit dhënë nga kjo e për vrasjen e vëllezërve Banaj në Patos, në vitin 1997.
Sokol Hoxha, nga Patosi, 51 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997 dhe me burgim të përjetshëm nga gjykata Belge për vrasjen e Brunilda Devishit, kërkon të përfitojë nga mekanizmat e së drejtës penale, sikundër është parashkrimi i dënimit.
Ai ka mbërritur në gjykatën e Fierit për seancën në të cilën kërkon të shpallë parashkrimin e dënimit penal. 51-vjeçari u kap ne SHBA në muajin maj, falë bashkëpunimit të agjensive ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë dhe SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “Globi” dhe u ekstradua në 06 gusht në Shqipëri.
Hoxha u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg, dhënë në mungesë nga gjykata e Fierit në vitin 2000.
Por teksa kanë kaluar 26 vjet nga mosekzekutimi i dënimit penal, vrasësi po kërkon shuarjen e dënimit. Seanca mbahet në mesditë në gjykatën e Fierit. Për 51 vjeçarin është dhënë një dënim i përjetshëm në Belgjike për vrasjen e Brunilda Dervishit, disa muaj pas vrasjes së vëllezërve në Patos.
Në mars të vitit 1997, në atë kohë 21 vjeç, vrau me armë zjarri vëllezërit Ilirjan Banaj dhe vëllain e tij, Hektor Banaj pranë tregut të fruta-perimeve në Patos. Shkak sipas raportimeve të kohës, ishte një konflikt për një kasetofon makine. Sipas burimeve për ngjarjen, Hoxha e kreu vrasjen e vëllezërve Banaj në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Pas ngjarjes së rëndë, ai u arratis fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.
Në Belgjikë, ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, një shqiptare të cilën, sipas hetimeve, më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Ngjarja ndodhi më 29 gusht 1997 në një lokal në Bruksel, pasi gruaja dyshohet se kishte kundërshtuar shfrytëzimin e saj.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-05 12:17:16
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
